Flamingot rikthejnë spektaklin në Lagunën e Nartës

Flamingot vazhdojnë të jenë ndër banorët më të preferuar dhe më të fotografuar të zonës së Lagunës së Nartës dhe Manastirit të Zvërnecit.
Edhe në këto ditë të marsit ato janë të pranishme në lagunë, duke dhuruar një pamje të mrekullueshme për natyrën dhe për vizitorët që zgjedhin të vizitojnë këtë zonë.
Prania e tyre e bën këtë destinacion edhe më tërheqës, ndërsa shumë vizitorë dhe fotografë ndalen për të shijuar dhe fotografuar këtë spektakël të rrallë natyror./Euronews Albania
Nga
Telegrafi
08/03/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































