LAJMI I FUNDIT:

Fjolla Morina uron të dashurin misterioz për ditëlindje

Fjolla Morina uron të dashurin misterioz për ditëlindje
Foto: Fjolla Morina/Instagram

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina, ka tash e sa kohë që është në një lidhje, të cilën ende nuk e ka bërë të ditur për mediat.

I dashuri i saj misterioz duket të mos jetë figurë publike, dhe kjo mendohet të jetë arsyeja që Morina nuk preferon ta ndajë imazhin e tij me të tjerët.

https://www.instagram.com/p/BiP5vy8guL1


Megjithatë, së fundmi ajo ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaqet në shoqëri të të dashurit.

Në mbishkrimin e fotografisë, Fjolla i uron ditëlindjen të dashurit të saj, teksa mbajnë duart të bashkuara.

“Urime ditëlindjen”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, së cilës ia ka bashkëngjitur edhe një zemër.

Foto: Fjolla Morina/InstaStory

Kaq ka mjaftuar që fansat e saj të kuptojnë se ky postim ishte një dedikim për dashurinë e sa.

Përndryshe, sa i përket muzikës, Fjolla ka kohë që nuk ka sjellë për fansat ndonjë projekt të ri muzikor, por pritet që të vijë me diçka të re gjatë verës. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/Bhud-p-gJ0Q