"Si ta pranoj" mbetet një prej realizimeve të fundit të këngëtares Fjolla Morina në bashkëpunim me Valon Bytyqin. Ky projekt thuhet t'i jetë dedikuar njerëzve të afërm të saj.

Pas këtij bashkëpunimi, Morina ka njoftuar fansat e saj se së shpejti pritet të sjellë këngën e re, për të cilën nuk ka zbuluar detaje.


61617110 848247818872768 6845240334297858048 n Fjolla Morina (Foto: Instagram/fjolla.morina)

"Së shpejti", ka shkruar ajo teksa shihet në studio në orët e vona.

"Si ta pranoj" ka grumbulluar mbi 300 mijë shikime në YouTube, ndërsa të gjitha paratë e fituara nga klikimet do t'i dhurojë për bamirësi.

61451397 334125017253162 7467366944123912192 n Fjolla Morina (Foto: Instagram/fjolla.morina)

Ndër tjerash, nëna e dy vajzave tash e një kohë për projektet e saj po bashkëpunon me producentin nga Ferizaji, Bini Diez. /Telegrafi/