Fjolla Morina kthehet te dashuria e jetës (Foto)

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina këto ditë ka përfunduar xhirimet e klipit të saj më të ri, i cili pritet të publikohet shumë shpejt.
Ndërkohë, ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit ngjarje nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, Fjolla ka publikuar një fotografi në InstaStory ku shfaqet duke përqafuar vajzën e saj të vogël Alayan, teksa në mbishkrimin e fotografisë shkruan "Erdha te dashnia e jetës".

Me këtë frazë, ajo ka lënë të kuptohet se vajzat e saj janë dashuria më e madhe për të, të cilat mes shumë angazhimeve që ka gjatë ditës, mezi pret çastin për tu takuar me to. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/03/2017
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































