Fjolla Morina dhe Valon Bytyqi publikojnë baladën e re "Si ta pranoj"

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina, ka publikuar bashkëpunimin e saj më të ri me këngëtarin Valon Bytyqi.
"Si ta pranoj" titullohet kënga e tyre e re, e cila është e zhanrit baladë.
Muzika është punuar nga Shkumbin Nebihu, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur Rozana Radi.

Klipi i këngës është gjithashtu mjaft i veçantë dhe xhirimet e tij janë kryer në Shqipëri.
Për anën vizuale janë kujdesur MAX Produtcion, gjersa si në çdo klip tjetër, edhe këtë herë Fjolla ka rrëmbyer vëmendjen me paraqitjen e saj atraktive. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
26/04/2019
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































