Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe ai amerikan, Joe Biden, kanë folur para mediave, pas takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë në Washington.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, presidenti i SHBA-së, Joe Biden komentoi për 300 ditët e luftës së Rusisë në Ukrainë teksa foli me gazetarët të mërkurën së bashku me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
“… Është një nder të jem pranë jush kundër asaj që është një luftë brutale, e zhvilluar nga Putini”.
“Vështirë të besohet, në 300 ditë të kalohet përmes kësaj situate, dhe Putini ka kryer një sulm brutal mbi të drejtën e ukrainasve për të ekzistuar si komb dhe sulm ndaj popullit të pafajshëm ukrainas pa asnjë arsye tjetër veçse për t’i frikësuar”, shtoi Biden, duke vënë në dukje përshkallëzimin e sulmeve ruse në infrastrukturën energjetike dhe civile.
Putin “po përpiqet të përdorë dimrin si një armë”, ka thënë më tej Biden.
Ai siguroi se amerikanët, së bashku me aleatët evropianë, do të qëndrojnë pranë Ukrainës.
Në anën tjetër, Zelensky falënderoi presidentin Biden dhe Kongresin Amerikan për mbështetjen e tyre dhe shprehu mirënjohje edhe për popullin amerikan.
🇺🇸@POTUS 🇺🇦@ZelenskyyUa pic.twitter.com/pVtKF1TkJk
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) December 21, 2022
“Faleminderit shumë, zoti President. Natyrisht faleminderit mbështetjen dypartiake, faleminderit Kongresit dhe faleminderit nga njerëzit tanë të thjeshtë për njerëzit tuaj të zakonshëm, amerikanët. Unë e vlerësoj shumë”, citohet të ketë thënë ai, përcjell Telegrafi.
Ndërkohë siç raporton Sky News, Zelensky i ka dorëzuar Joe Biden një medalje ushtarake nga një ushtar ukrainas në Bakhmut.
Presidenti ukrainas tha se një kapiten me të cilin takoi dje në qytetin lindor i kërkoi atij t’ia kalonte medaljen e tij ushtarake Presidentit të SHBA duke e quajtur atë “trim”.
Kështu, Zelensky ia dorëzoi medaljen Presidentit amerikan i cili u përgjigj: “çfarë nderi i madh”.
Qyteti Bakhmut i kontrolluar nga ukrainas është përballur me bombardimet ruse prej muajsh. Sulmet në e kanë dëmtuar rëndë atë qytet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?
Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë