Fjalët e Edon Zhegrovës pasi u shpall më i miri në ndeshjen Lille - Real Madrid

Sulmuesi anësor, Edon Zhegrova është shprehur shumë i lumtur për fitoren e Lille ndaj Real Madridit. Zhegrova u shpall më i miri i ndeshjes në fitoren e Lille me rezultat 1-0. “Ditë historike për ne. Jam shumë krenar për ekipin. Jam shumë i lumtur për fitoren. I falënderoj të gjithë tifozët për përkrahjen e madhe”, ka thënë Zhegrova në një video të postuar nga Lille.
Zhegrova ka folur derisa në dorë mbante trofeun e lojtarit më të mirë të ndeshjes. Ai fitoi penalltin që u kthye në gol nga Jonathan Davies në fundin e pjesës së parë.


Nga
Telegrafi
02/10/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































