LAJMI I FUNDIT:

FIZHT: 240 mijë euro në dispozicion përmes thirrjes së re publike “Kupona inovacioni për Ballkanin Perëndimor”

FIZHT: 240 mijë euro në dispozicion përmes thirrjes së re publike “Kupona inovacioni për Ballkanin Perëndimor”

Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik (FIZHT) shpalli sot thirrjen publike për “Kupona inovacioni për Ballkanin Perëndimor”, me të cilin do të ndahen gjithsej 240 mijë euro për të inkurajuar bashkëpunimin mes komunitetit akademik dhe ndërmarrjeve vendase, të vogla dhe të mesme, në drejtim të mbështetjes së projekteve kërkimore-shkencore që do të kontribuojnë në rritjen e inovacionit dhe konkurrencës së bizneseve.

Programin pilot “Kupona inovacioni për Ballkanin Perëndimor” e realizon Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik si pjesë e projektit evropian “Policy Answer” (Përgjigjet për politikat publike – krijimi, zbatimi dhe mbështetja e politikave për hulumtim dhe zhvillim në Ballkanin Perëndimor), në të cilin Fondi fitoi rolin kryesor në pilotimin e masave mbështetëse për hulumtim, zhvillim dhe inovacion në të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perëndimor. Projekti financohet nga programi Horizon Europe i Komisionit Evropian.

Kriteri kryesor i pranueshmërisë për bashkëpunimin e hershëm është që aplikanti dhe ofruesi i shërbimit duhet të jenë nga dy ekonomi të ndryshme në Ballkanin Perëndimor. Në thirrjen publike mund të aplikojnë: subjekte afariste juridike të regjistruara si ndërmarrje mikro, të vogla ose të mesme në ndonjë nga ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të inkorporuara sipas Ligjit për shoqëritë tregtare përkatës në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe i regjistruar në regjistrin përkatës të bizneseve në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe me vendndodhje në vendet e Ballkanit Perëndimor.


Kuponët e inovacionit mund të shfrytëzohen për të mbuluar 80% të shpenzimeve totale të institucioneve të arsimit të lartë, në vlerën 8.000 euro pa tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH). Pjesa e mbetur prej 20 për qind është pjesëmarrja e ndërmarrjes, shfrytëzuese e shërbimeve të fakulteteve. Kuponët e dhënë të inovacionit duhet të shfrytëzohen nga marrësi brenda një periudhe deri në nëntë muaj nga data e nënshkrimit të kontratës.

Mjetet nga kuponët do mund të shfrytëzohen për transferimin e njohurive shkencore, teknologjike ose inovative që janë të reja për ndërmarrjen ose për zgjidhjen e një problemi teknik/teknologjik që ndërmarrja do të identifikojë, gjegjësisht për: zhvillimin e produkteve, proceseve ose shërbimeve të reja apo përmirësimin e tyre, vërtetim të konceptit, studim fizibiliteti, prodhim të prototipeve laboratorike, prodhimi i prototipeve demonstruese, lloje të ndryshme testesh, validim të teknologjisë, validim të produkteve, proceseve ose shërbimeve të reja apo të përmirësuara, zhvillim dhe vendosje të një softueri special për një produkt ose proces, si dhe DPI dhe transferim të teknologjisë.

Afati i fundit i aplikimit për thirrjen “Konona Inovacioni” është më së voni deri më 26 qershor 2024, ora 16:00.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori