Fituesit e Zhurma Show Awards, dominon Ardian Bujupi

Të hënën mbrëma është mbajtur edicioni i 13-të i Zhurma Video Music Awards në Sheshin 21.
Prezantuesja dhe nikoqirja e këtij edicioni ishte Big Mama dhe për dallim prej edicioneve të kaluara, këtë herë kjo ngjarje ishte ndjekur më shumë.
Triumfuesi më i madh ishte Ardian Bujupi, i cili rrëmbeu edhe çmimin kryesor, kurse çmime me rëndësi fituan edhe artistë si Ledri Vula, Capital T dhe Mihrije Braha.
Në Zhurma Show vëmendje tërhoqi edhe paraqitja e Labinot Gashit në skenë i cili ndau një çmim me Shkurte Gashin duke u rikthyer në ekranin e RTV 21.
Fituesit sipas kategorive:Best BALADA Mihrije Braha – Si cigaren e fundit më fike Best INTERPRET Gena – Ma dhe dashnine Best FOLK Shkurte Gashi – Do të mbijetoj Çmimi POPULLORE Hysni Klinaku – Ku është lumturia Best COUPLE Zana Zhaveli & Neki Emra Çmimi i TELEVIZIONIT – F Gresa Behluli – I jemi Çmimi i TELEVIZIONIT – M Dosti – Baby cka u bo Best ROCK Naser Berisha – Engjujt Best POP – DANCE Dalool ft. Ardian Bujupi – Te du krejt Best RnB Fjolla Morina – Vet ke met Best HIP HOP Duda ft. Noizy – That fire Best FEMALE Morena Taraku – Inat Best MALE Ardian Bujupi – Te du krejt Best COLLAB Ardian Bujupi ft. Capital T – Andiamo Çmimi i NDERIT Haki Misini MAK Çmimi INTERNETIT Mixey ft Capital T – Hatixhe Best SONG 2017 Ledri Vula ft. Young Zerka – Nona Best VIDEO 2017 Ardian Bujupi ft. Capital T – Andiamo






























































