Fitorja e Trepçës ’89 në udhëtim te Drenica, i ka dhënë shpresë kësaj skuadre për mbijetesë.

Ndërkohë që po vazhdon luftën për mbijetesë, skuadra e Shpëtim Idrizit fitoi me rezultat 4-2 për të shpresuar që të mbetet në elitën e futbollit të Kosovës.


Trajneri ka thënë se lojtarët e tij ishin të përgatitur për këtë sfidë dhe në këtë mënyrë arritën të fitonin si mysafirë.

Sipas tij, fitorja ndaj Drenicës pos gjasave e ka shtuar edhe motivimin te skuadrës për të tentuar deri në fund që ta sigurojë mbijetesën.

Me 31 pikë të arkëtuara, Trepça ’89 ndodhet akoma në zonën e rrezikut, ndërsa është vetëm katër pikë larg vendin që e mban në Superligë. /Telegrafi/

telegrafi sport app