Fitore e Milanit me frymën e fundit ndaj Genoas, Silva shënon golin e parë në Serie A

Milani ka vazhduar me rezultate të mira, këtë herë fitoi ndaj Genoas 0-1 në Serie A.
Mysafirët ishit më të mirë dhe ishte një fitore e merituar për skuadrën e Genaro Gattusos .

Milani e filloi mirë, ishin Giacomo Bonaventura (8') dhe Nikola Kalinic (10') kishin raste të mira, por nuk arritën të tundin rrjetën e Mattia Perin.
Pjesa e dytë filloi me disa shanse nga Genoa, Lucas Rigoni shënoi, por pasi gjyqtari shkoi VAR-in goli u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje.

Në minutën e 73-të ishte Suso ai që kishte rast të mirë, por Perin edhe një herë nuk i lejoi golin kundërshtarëve.
Në minutat e mbetur ishte kryesisht në mesfushë dhe pa raste serioze. Por, këtë monotoni e ndryshoi goli i Andre Sivlas në kohën shtesë.

Pas kësaj fitore Milani vazhdon në vendin e gjashtë me 47 pikë, kurse Genoa në pozitën e 13-të me 30 pikë.
Skuadra e drejtuar nga Gattusso xhiron e radhës e ka ndaj Chievos, kurse Genoa udhëton te Napoli. /Telegrafi/















































