LAJMI I FUNDIT:

Fitore e madhe nga Minnesota, Chicago humb përsëri (Video)

Fitore e madhe nga Minnesota, Chicago humb përsëri (Video)

Ishin vetëm tre sfidat në mbrëmjen e NBA, ku spikat suksesi i Minnesota Timberwolves.

Skuadra nga Minneapolis u konfirmua si surpriza më e bukur e këtij sezoni në Konferencën e Perëndimit, pasi mposhti në Target Center me lehtësi Phoenix Suns 119-108, duke u rikthyer te fitorja dhe duke u ngjitur në vendin e katërt në Perëndim.

Meritë e gjitha e Karl-Anthony Towns, yllit të Timberwolves që po tregon se e ka merituar të ishte zgjedhja e draftit në Vitin 2015.


Towns realizoi 32 pikë ndërsa e ndihmoi Minessotan edhe me 12 kërcime e dy asistime, ndërsa një paraqitje për t’u vlerësuar te Timberwolves bëri edhe Jimmy Butler autori i 25 pikëve.

Kjo ishte fitorja e 12-të në këtë sezon për skuadrën nga Minneapolis, ndërkohë që Phoenix Suns vijon rënien e lirë me skuadrën nga Arizona që pësoi disfatën e 14-të në 21 takime gjithsej.

Nuk ka fund kriza e Chicago Bulls dhe për ta thelluar edhe më shumë atë mendoi Miami Heat që triumfoi brenda në Ilinois me shifrat 100-93 duke regjistruar fitoren e tretë radhazi dhe duke i shkaktuar Chicagos humbjen e pestë rresht dhe të 10-tën në 11 ndeshjet e fundit në NBA.

Mungesa e spanjollit Nikola Mirotic për shkak dëmtimi dhe largimi i Jimmy Butler te Minnesota gjatë verës po e penalizojnë shumë Chicagon që janë të destinuar të zhvillojnë një sezon shumë të dobët.

Te Miami edhe në këtë ndeshje shkëlqeu ylli i ekipit, slloveni Goran Dragic i cili realizoi 24 pikë.

Por në një rrugë pa kthim në këtë sezon nuk është vetëm Chicago Bulls por edhe Memphis Grizzlies që gjithashtu pësoi humbjen e pestë radhazi.

Për t’i shkaktuar Memphis-it disfatën e nëntë në 10 ndeshjet e fundit mendoi Brooklyn Nets me skuadrën nju-jorkeze që fitoi brenda në Tenessee me rezultatin 98-88 falë edhe DeMarre Carroll i cili ishte më i miri mbi parket për miqtë me 24 pikë gjashtë kërcime dhe dy asistime.

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori