LAJMI I FUNDIT:

Fitch Ratings: Inflacioni dhe politikat kufizuese monetare po ndikojnë në rritjen e ekonomisë botërore

Fitch Ratings: Inflacioni dhe politikat kufizuese monetare po ndikojnë në rritjen e ekonomisë botërore

Fitch Ratings në prezantimin e perspektivës së ekonomisë botërore thekson se presionet e inflacionit vazhdojnë të intensifikohen, me pasoja gjithnjë e më negative për perspektivën e rritjes.

Sipas tyre, ndërprerjet e furnizimit me energji dhe ushqime nga lufta Rusi-Ukrainë kanë një ndikim më të shpejtë në inflacionin evropian sesa pritej.

Presionet si pasojë e inflacionit po rriten gjithashtu në sektorin e shërbimeve, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britani të Madhe, ku tregjet e punës nën trysni, po nxisin rritjen e pagave nominale.


Kompania për vlerësim gjithashtu thekson se anë ulur parashikimet për rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto botërore në 2022-në me 0.6 pikë përqindjeje që nga muaji mars kur shënohej në 2.9 për qind. Rishikimi më i madh është për Kinën, ku pritet që rritja të bjerë në 3.7 për qind këtë vit nga 4.8 për qind në mars. Janë ulur parashikimet dhe për rritjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 0.6 për qind dhe në Eurozonë me 0.4 për qind. Ndërsa, në total parashikimet për rritjen botërore në vitin 2023 janë ulur me 0.1 për qind.

Në Eurozonë, inflacioni do të zvarritet në të ardhurat reale të konsumatorëve dhe industria gjermane po goditet nga ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit dhe ngadalësimi i Kinës.

Ritmi i rritjes së pagave është rritur edhe në Eurozonë, megjithëse vetëm në 2.8 për qind. Por me inflacionin afatshkurtër shumë më të lartë, pritet që BQE-ja të rrisë normat me 100 pikë këtë vit, e ndjekur me 50 pikë në 2023. Norma kryesore e rifinancimit të BQE-së parashikohet të qëndrojë në 1.5 për qind deri në tremujorin e dytë të 2023, pranë vlerësimeve të BQE-së për normë neutrale. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re

Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re

Ekonomi
Kalo në kategori