LAJMI I FUNDIT:

Fisi i VV-së: “Duhesh me qenë idiot, zdral e zog i qyqes, për me e sulmue një grue”

Fisi i VV-së: “Duhesh me qenë idiot, zdral e zog i qyqes, për me e sulmue një grue”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Fisnik Ismaili, ka theksuar se sulmuesit e bashkëshortes së Blerand Stavilecit, nuk janë burra dhe duhet të përgjigjen para drejtësisë.

Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se duhet të jesh idiot që ta sulmosh një grua, por njëkohësisht i është kundërpërgjigjur nënkryetarit të PDK-së, Uran Ismaili, i cili e ka akuzuar VV-në për sulmin, duke thënë se partia e këtij të fundit dallohet për vepra tinëzare, vrasje dhe rrahje të njerëzve.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të deputetit të VV-së, Fisnik Ismaili:


Duhesh me qenë idiot, zdral e zog i qyqes, për me e sulmue një grue. E qesi tinzarësh pak si shpesh kohëve të fundit po sulmojnë gra zyrtarësh, e po iu kallin kerre, edhe çuditërisht hala nuk e zunë asnjanin. Këta njerëz duhet zanë e çue n’burg, jo veç për veprën e poshtër të sulmit, por edhe për përpjekjen që çdo herë me i dhanë ngjyrim politik këtyne akteve të dhunshme.

Këta zalloga s’janë burra. S’janë trima. Janë krijesa të poshtra, me qëllime të poshtra. Ju vjen dita edhe këtyne me u flladitë, edhe çdo e vërtetë me u zbardhë.

Shojcë: Sapo lexova që ai zalloga, zagari i Kadri Veselit e SHIK-ut, Uran Ismaili, i paska akuzue aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për këtë gjest të ndytë. Ngo, zagar: ju shquheni për tinzarë, e për pizda prej njerëzish, që keni rrehë e vra njerëz me vjet të tana, jo Lëvizja. Ju shquheni për procese të montueme, e dëshmi të rreme që fusin njerëz pa faj në burg. Ju shquheni për infiltrime protestuesish e provokime, për me e fajësue Lëvizjen.

Në asnjë rast nuk ka ndodhë që dikush i Lëvizjes VETËVENDOSJE! me ba gjeste tinzare, sepse na s’kemi prej kujt me fshehë asgja. Na nuk rrahim gra, por e promovojmë gruen në çdo moment në çdo aspekt. Na nuk jemi farë e fëlliqë sikur ju, me sulmue pas shpinde. Na përballemi aty ku duhet me kë duhet, qoftë në Kuvend apo protestë, pa na ba u trembë syni, oj kuçkë prej njeriu!

Edhe, për fund, shumica e aktivistëve të Lëvizjes janë tuj u kënaqë në Jal qetash, midis Shqipërie, edhe kujt nuk i ha leshi se çka lehë ai zagari tjetër, Blerandi, sepse krejt e dijmë se kurrkush s’i beson send.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori