LAJMI I FUNDIT:

Firma britanike e baterive të veturave elektrike Britishvolt shitet tek Recharge Industries

Firma britanike e baterive të veturave elektrike Britishvolt shitet tek Recharge Industries

Është konfirmuar kompletimi i shitjes së Britishvolt tek Recharge Industries, duke e shpëtuar kështu gigafabrikën e firmës start-up nga falimentimi.

Në një deklaratë, administratorët EY, thanë: “Administratorët e Përbashkët nga Britishvolt Limited kanë përfunduar shitjen e shumicës së biznesit dhe aseteve te Recharge Production UK Limited për një shumë të pazbuluar”.

“Punonjësit e mbetur të Britishvolt janë transferuar në Recharge si pjesë e transaksionit. Shitja e biznesit do të ndihmojë në mbështetjen e zhvillimit të teknologjisë dhe infrastrukturës së nevojshme për tranzicionin energjetik të Mbretërisë së Bashkuar”, thuhej tutje në deklaratën e tyre, raporton Auto Express, transmeton Telegrafi.


Recharge Industries po e ndërton një fabrikë të prodhimit të baterive të veturave elektrike në Australi. Nuk është zbuluar ende asnjë detaj në lidhje me planet e saj për fabrikën e Britishvolt në veri-lindje të Anglisë.

Britishvolt ishte parë si një projekt historik për të rritur prodhimin në vend të komponentëve të veturave elektrike. Projekti u shpëtua nga administrimi në nëntor 2022 pas sigurimit të fondeve shtesë, për t’u rifutur në administrim në janar 2023.

Shoqëria e Prodhuesve dhe Tregtarëve të Motorëve ka theksuar më parë se Mbretëria e Bashkuar ka nevojë për disa gjigafabrika për të siguruar suksesin e ardhshëm të industrisë së saj të automobilave pasi benzina dhe nafta janë hequr gradualisht.

Fabrika, në Blyth, Northumberland, kishte qenë një pjesë kyçe e angazhimeve të politikave të qeverisë për “nivelimin” nën ish-kryeministrin Boris Johnson, me një kapacitet prodhues të propozuar të aftë për të prodhuar deri në 300,000 bateri të veturave elektrike në vit. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Radari për matjen e shpejtësisë u solli miliona, zyrtarët e qytetit gjerman thonë se do t’i investojnë në shkolla dhe pishina

Radari për matjen e shpejtësisë u solli miliona, zyrtarët e qytetit gjerman thonë se do t’i investojnë në shkolla dhe pishina

Auto
Gjermanët vazhdojnë të hezitojnë të kalojnë në automjete elektrike – zbulohen arsyet kryesore

Gjermanët vazhdojnë të hezitojnë të kalojnë në automjete elektrike – zbulohen arsyet kryesore

Auto
Vetura elektrike më e shitur, nuk është as në mesin e 25 automjeteve të reja më të kërkuara në Evropë

Vetura elektrike më e shitur, nuk është as në mesin e 25 automjeteve të reja më të kërkuara në Evropë

Auto
Audi do të fokusohet tek luksi - çmimet do të rriten ndjeshëm

Audi do të fokusohet tek luksi - çmimet do të rriten ndjeshëm

Auto
Ford Galaxie Skyliner - i restauruar - i vitit 1959 është vënë në shitje

Ford Galaxie Skyliner - i restauruar - i vitit 1959 është vënë në shitje

Auto
Model Y i Tesla në një garë me

Model Y i Tesla në një garë me "veturën sportive më të shpejtë dhe të fuqishme në botë" - kush doli fitues?

Auto
Kalo në kategori