Finlanda do të mbyllë hapësirën e saj ajrore për aeroplanët rusë – duke iu bashkuar kështu vendeve evropiane që tashmë e kanë bërë një gjë të tillë.
Finlanda “po përgatitet të mbyllë hapësirën ajrore për trafikun ajror rus”, ka thënë në Twitter ministri finlandez i Transportit, Timo Harakka, transmeton Telegrafi.
Finlanda ndanë rreth 800 milje vijë kufitare me Rusinë. E vendet e tjera si Bullgaria, Çekia, Estonia, Gjermania dhe Polonia, kanë bllokuar tashmë hapësirën e tyre ajrore për fluturimet ruse.
Lituania njoftoi të shtunën se do të bllokoj fluturimet ruse – e shumë shtete tjera evropiane tashmë e kanë bërë një gjë të tillë. /Telegrafi/
Suomi valmistautuu ilmatilan sulkemiseen venäläiseltä lentoliikenteeltä. 🇫🇮🇺🇦
— Timo Harakka 🏳️🌈🇫🇮🇺🇦 Äänekosken Huima (@TimoHarakka) February 26, 2022