LAJMI I FUNDIT:

‘Final 8 i Kupës’ organizohet në Rahovec nga 11 deri më 15 shkurt

‘Final 8 i Kupës’ organizohet në Rahovec nga 11 deri më 15 shkurt

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka mbajtur mbledhjen e fundit për vitin 2019, ku ka shqyrtuar disa çështje aktuale në basketbollin e Kosovës.

Bordi i FBK-së ka vendosur që Final 8 i Kupës së Kosovës në basketboll të organizohet në qytetin e Rahovecit nga KB Rahoveci.

Kupa do të organizohet nga 11 deri më 15 shkurt, bëhet e ditur në një njoftim të publikuar në faqen e FBK-së.


Gjithashtu është vendosur që Kuvendi i Punës së FBK-së të organizohet më 29 shkurt 2020 në Prishtinë, si dhe ka vendosur që të kërkojë nga të gjithë anëtarët e saj të organizojnë Kuvendet e tyre të Punës deri me datën 28 Shkurt 2020.

Ndër të tjera Bordi ka miratuar Raportin Financiar për vitin 2019, Planin e Veprimit për vitin 2020, Buxhetin për vitin 2020, Planin e Marketingut për vitin 2020, Projektin e Minibasketbollit për 2020-2021. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Chelsea përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin e Barcelonës - por marrëveshja duket e vështirë

Chelsea përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin e Barcelonës - por marrëveshja duket e vështirë

La Liga
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ligue 1
Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Serie A
Retegui dhe Lookman bëjnë 'Hyjneshën' të ëndërrojë: Dy yjet dhe mbrojtja e fortë po e çojnë Atalantën drejt Scudettos

Retegui dhe Lookman bëjnë 'Hyjneshën' të ëndërrojë: Dy yjet dhe mbrojtja e fortë po e çojnë Atalantën drejt Scudettos

Serie A
Tango argjentinase shtyn Prishtinën e Re drejt Superligës – Agustin Rojas, lojtari që po shkëlqen në Ligën e Parë

Tango argjentinase shtyn Prishtinën e Re drejt Superligës – Agustin Rojas, lojtari që po shkëlqen në Ligën e Parë

Liga e Parë
Nico Williams zbulon tre lojtarët që e kanë frymëzuar - befason me njërin prej tyre

Nico Williams zbulon tre lojtarët që e kanë frymëzuar - befason me njërin prej tyre

La Liga
Kalo në kategori