Site icon Telegrafi

Filmi më i shitur biografik, “Rhapsody Bohemian”, fitoi 900 milionë dollarë

Filmi “Rhapsody Bohemian” u bë adaptimi më i shitur i biografisë muzikore kur të dielën tejkaloi 900 milionë dollarë nga shitja e biletave në kinematë botërore.

Filmi fitues i Oscar fitoi 830 milionë dollarë në tregun ndërkombëtar dhe 71 milionë dollarë në Britani të Madhe.

Në fakt, popullariteti i filmit në mesin e audiencës japoneze është rritur papritur, ku ka fituar 144 milionë dollarë.

Kujtojmë se ky është një film rreth Freddie Mercuryt, këngëtarit legjendar të grupit Queen.

Regjinë e filmit e ka bërë Bryan Singer i cili, sipas njoftimeve të fundit, tashmë është duke planifikuar të filmojë vazhdim të filmit.

Sipas kritikëve të filmit, “Bohemian Rhapsody” do të fitojë një miliard dollarë shumë shpejt, pasi është në dispozicion në të gjithë tregun botëror. /Telegrafi/

Exit mobile version