Filmi i ri i Chan shumë i dhunshëm për kinezët

Në filmin “Shinjuku Incident”, aktori i filmave aksion luan rolin e një refugjati, i cili ikë në Japoni ku ngatërrohet me mafiozët lokalë.
Në filmin, realizimi i të cilit ka kushtuar 25 milionë dollarë, janë disa skena të tmerrshme, përfshirë një skenë ku njërit prej karaktereve i këputet dora dhe goditet me thika.
Për këtë arsye, Yee mendon se këto skena nuk do të mirëpriten mirë nga autoritetet kineze, por edhe vetë publiku kinez ende nuk është i përgatitur për filma të këtillë.
“Shinjuku Incident” do të transmetohet në vendlindjen e Jackie Chan, në Hong Kong, si edhe në Azinë juglindore që nga 9 prilli. Ndërsa në Japoni transmetimi i tij do të fillojë në maj.
Nga
Telegrafi
16/02/2009
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























































