Fillon zyrtarisht shitja e televizorëve Samsung The Serif dhe The Frame në Shqipëri

Samsung Electronics njoftoi në tregun e brendshëm fillimin zyrtar të shitjes së modeleve të reja nga linja e tij lifestyle TV 2020 – The Serif dhe The Frame. Këto modele karakterizohen nga një dizajn i sofistikuar, i cili përshtatet në çdo ambjent, por edhe nga teknologjia e njohur Quantum Dot, rezolucioni i lartë dhe funksionet e përparuara bazuar në inteligjencën artificiale që rrisin çdo imazh në cilësinë 4K.
Modeli Serif do të prezantohet në Shqipëri për herë të parë në dy ngjyra: e bardhë qielli dhe bojqielli. Ky televizor dallohet për estetikën e tij, e cila mori çmimin iF për dizajn inovator të këtij viti, një nga çmimet më prestigjioze në këtë fushë në nivelin ndërkombëtar. Krijuar nga stilistët e famshëm francezë, vëllezërit Burula, The Serif duket i përsosur nga çdo kënd, kështu që mund të zhvendoset nëpër dhomë nëse është e nevojshme. Karakterizohet gjithashtu nga një stendë metalike e shkëputur në mënyrë që përdoruesi të mund të zgjedhë nëse televizori do të vendoset në një raft, mbi nje mobilje ose në mur.
Samsung ka shtuar opsionet e lidhjes NFC dhe AirPlay2 në këtë model në mënyrë që përdoruesit të dëgjojnë muzikë nga telefonat e tyre në televizorin e tyre, pa iu nevojitur kabllo. Për të shijuar tingullin e fuqishëm në televizorin The Serif, gjithçka që duhet të bëni është të aktivizoni aplikacionin NFC në smartphone tuaj dhe ta vendosni pranë televizorit, dhe pajisjet do të lidhen wireless vete. Për më tepër, opsioni AirPlay2 lejon çiftim të lehtë me pajisjet Apple, duke përdorur veçori të përshtatshme, siç është pasqyrimi i ekranit.
Përveç The Serif, seria lifestyle i këtij viti përfshin edhe The Frame, i cili bëri debutimin e tij në tregun e brendshëm vitin e kaluar. Kjo pajisje e kthen çdo shtëpi në një galeri, falë dizajnit elegant, kornizës me ngjyra të përzgjedhjes tuaj dhe një modaliteti të veçantë që ju lejon të shfaqni vepra arti nga dyqani unik i Samsung kur televizori është i fikur. Për të mbajtur çdo shtëpi të rregullt dhe pa kabllo të shumëfishta, The Frame përmban vetëm një lidhje të hollë wireless që lidh njëkohësisht të gjitha pajisjet me televizorin përmes një pajisje One Connect Box.
Të dy modelet vijnë me teknologji Quantum Dot AI Upscaling që siguron 100% vizibilitet të ngjyrave me më shumë se një miliard tonalitete, për një imazh realist të përsosur dhe kontraste të jashtëzakonshme. Gjithashtu, inteligjenca artificiale përmirëson dhe rregullon cilësinë e figurës së shfaqur në cilësinë 4K, pavarësisht rezolucionit aktual ose burimit nga i cili luhet përmbajtja. The Serif gjithashtu mund të zbulojë një ndryshim në sasinë e dritës në dhomë dhe të rregullojë ndriçimin optimal, falë funksionit Adjustable Picture, duke e bërë shikimin e televizorit më të këndshëm për syrin.
Në Shqipëri, The Serif do të jetë në dispozicion në madhësi nga 43, 49 dhe 55 inç, dhe çmimi i rekomanduar fillon nga ALL 139,800, ndërsa The Frame të vijë në dispozicion në 32, 43, 50, 55, 65 dhe 75 inç, duke filluar nga ALL 73,600. Në të gjitha modelet nga 43 inç, AI Upscaling ngre imazhin në rezolucion 4K.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Risi interesante po vijnë në WhatsApp

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Instagram prezanton përkthim në 99 gjuhë dhe shumë risi të tjera

Shefi i Apple takon Trumpin - presidenti amerikan zbulon premtimet që i dha Cook

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit