Filloi koordinimi te Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ku si pikë të vetme është formimi i trupit parlamentar ndërpartiak për pajtim dhe integrim, me kërkesë të grupit të ri parlamentar të pavarur nga OBRM-PDUKM-ja dhe koalicioni. Deputetët e OBRM-PDUKM-së nuk janë të pranishëm në këtë takim.
Të pranishëm janë një pjesë e deputetëve të grupit të ri parlamentar, përveç tre të akuzuarut për 27 prillin. Në takim marrin pjesë edhe koordinatorët e grupeve parlamentare të LSDM-së, BDI-së, përfaqësues të Besës, Aleancës për Shqiptarët dhe deputeti i pavarur Panço Minov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi për sot caktoi koordinim me nënkryetarët e Kuvendit, koordinatorët e grupeve parlamentare dhe përfaqësues të partive politike që nuk janë të përfshirë në grupe parlamentare. Koordinimi duhej të mbahej dje, por në takim nuk ishin të pranishëm nismëtarët e kësaj iniciative, për shkak obligimeve lidhur me vizitën e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka, i cili dje kishte fjalim para deputetëve në Kuvend.
Formimi i trupit për pajtim ishte një nga kushtet e tetë deputetëve opozitës për të votuar ndryshimet kushtetuese. Pritjet e tyre ishin se të gjitha grupet parlamentare do të përfshihen në punën e komisioni ndërpartiak, që do të fokusohet në ngjarjet e 27 prillit duke mos hequr mundësinë që të vazhdojë mandati i të njëjtit trup punues të funksionojë në të ardhmen për çështje të tjera politike.
Nga partia opzitare maqedonase OBRM-PDUKM e përsëritën qëndrimin se nuk do të marrin pjesë në punën e këtij trupim, ndërsa si arsye e përmendin zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi. Nga kjo parti, megjithatë, lënë mundësi se do të respektojnë vendimet e këtij trupi nëse janë në drejtim të pajtimit jo-selektiv, por nuk heqin dorë nga kërkesa për ligjin për amnisti të plotë të të akuzuarve të 27 prillit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Parashikimi i motit për fundjavë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë