Ka filluar takimi ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Rama para Hotit ka zhvilluar një takim edhe me kryeparlamentaren, Vjosa Osmani dhe kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj,  ndërkaq gjatë ditës pritet të takojë edhe liderët tjerë politikë, transmeton Telegrafi.


Kryeministri Rama më herët ka njoftuar se arsyeja e vizitës së tij në Kosovë ka të bëjë pikërisht më ngritjen e aktakuzave nga Specialja ndaj presidentit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

106117672 263802934878297 4822312515904557389 n Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama (Foto: Ridvan Slivova)

“Në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë, e cila praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur veç në epokat e sundimeve ideologjike a para tyre”, kishte shkruar Rama në Twitter.

83216048 595839727732906 41906054588010598 n Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama (Foto: Ridvan Slivova)

Kryeministri Rama do të qëndrojë në Kosovë për dy ditë./Telegrafi/