Ka filluar të mbahet takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe të dërguarit të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

I dërguari i Britanisë së Madhe ndodhet sot për vizitë në Kosovë, ndërsa pas takimit me kryeministrin Kurti, Peach do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani.


Më 2 dhjetor 2021 Mbretëria e Bashkuar emëroi Stuart Peach të Dërguar të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka emëruar Sir Stuart Peach të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për zhvillimin dhe prosperitetin e rajonit. /Telegrafi/

unnamed 1 2

unnamed 3 1