LAJMI I FUNDIT:

Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet nuk kalon në procedurë të përshpejtuar

Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet nuk kalon në procedurë të përshpejtuar
Foto: Arkiv

E plotësuar: Me 65 vota pro, 39 kundër e asnjë abstenim, nuk kalon ndryshimi i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Për shmangien e Rregullores së Kuvendit, parlamenti nuk arrit t’i siguron 2/3 e votave për shqyrtimin e projektligjit të Zgjedhjeve me procedurë të përshpejtuar.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se ky ligj do të shkojë në procedurë të rregullt.


“Konsiderojmë dhe e konfirmojmë që për propozimin kanë votuar 65 deputetë, kundër kanë qenë 39. 69 deputetë të nevojshëm, kështu që e konstatoj që nuk ka kaluar ky propozim. Tash sipas procedurave parashihet që ky projektligj rrugën e tij të shqyrtimit të zakonshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës. A donë fjalën dikush prej Qeverisë. Konsideroj që është e mbyllur seanca, vazhdojmë me seanca të tjera”, tha ai.

Në sallë ishin 105 deputetë, kur është votuar për këtë iniciativë.

Fillon seanca për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme

Ka nisur seanca e paralajmëruar për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje, miratuar nga Qeveria Kurti.

Lidhur me këtë Ligj, të pakënaqur dhe kundër kanë dalur partitë opozitare, të cilat u deklaruan se partia në pushtet, nuk i konsultoi fare lidhur me këtë çështje.

Kryetarja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila thotë se mbështesin këto ndryshime.

I pari i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri ka kundërshtuar mënyrën e procedimit për këto ndryshime ligjore.

“Ky është një akt i turpshëm që LVV po e bënë. Iniciativa e parë e Kurtit nuk është për pandeminë e as ekonominë por për zgjedhjet. Po shihet se është kujdesur ta heq ndalesën që ia ka pamundësuar kandidimin në zgjedhje”, deklaroi Tahiri.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku thotë se është thellësisht i habitur me këtë iniciativë te Vetëvendosjes.

“Të jemi të qartë. Kosova ka nevojë për ndryshim të ligjit për zgjedhje. Diasporës duhet t’i mundësohet votimi në ambasada. LDK gjithmonë e ka mbështetur. Por reforma zgjedhore nuk mund të behet brenda natës”.

Abdixhiku thotë se veprimet e LVV-së janë veprime shantazhuese ndaj opozitës.

“Këto veprime janë llogaritje të qëllimshme për të prodhuar jostabilitet”.

Ai thotë se LDK pa kushte ka zgjatur dorën për konstruktivitet për zgjedhjen e presidentes.

“Po shihet se mendën e keni pasur vetëm te zgjedhjet”, ka thënë më tej Abdixhiku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori