LAJMI I FUNDIT:

Fillon punën Bordi Drejtues i Sigurimeve Shëndetësore

Fillon punën Bordi Drejtues i Sigurimeve Shëndetësore

Pas emërimit ditë më parë nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës të Bordit të Sigurimeve Shëndetësore (FSSh), në Ministrinë e Shëndetësisë, u mbajt sot takimi i parë i këtij bordi që është organi më i lartë vendim-marrës i Fondit në pajtim me Ligjin për Sigurimin Shëndetësor.

Në këtë takim konstituiv, anëtarët e Bordit janë njoftuar nga Ushtruesi i Detyrës së Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Fatmir Plakiqi lidhur me përgjegjësitë e këtij organi, ndërkohë që me vendim unanim të anëtarëve të Bordit, kryesues i Bordit, në bazë të parimit të rrotacionit për vitin e parë, do të jetë Naim Bardiqi, përfaqësues i MSh-së në këtë bord.

Gjithashtu, në këtë takim, Bordi ka vendosur që të fillojnë përgatitjet për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e Drejtorit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, i cili njëherësh do të jetë edhe sekretar i Bordit të Fondit pa të drejtë vote, si dhe për disa çështje teknike që lidhen me punën e Bordit.


Sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 11/42, të datës 19 prill 2018, Bordi drejtues i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore ka këtë përbërje: Naim Bardiqi nga Ministria e Shëndetësisë; Xhevat Zejnullahu-Ministria e Financave; Izedin Bytyqi-Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale; Rrezart Halili-Oda e Mjekëve të Kosovës; Naim Ismaili-Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Muhamedali Kodra- Shoqata e të Drejtave të Pacientëve të Kosovës.

Mandati i të emëruarve në Bordin Drejtues është tre vjeçar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Lajme
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Lajme
Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Lajme
Kalo në kategori