Fillon ndërtimi i rrugës tranzit në qytetin e Kamenicës

Komuna e Kamenicës ka njoftuar se ka filluar ndërtimi i rrugës tranzit të qytetit.
Kryetari Kadri Rahimaj së bashku me Drejtorët Blerim Morina dhe Uran Berisha si dhe menaxherët e projekteve kanë mbikqyrë fillimet e punimeve në ndërtimin e rrugës tranzit të qytetit.
Kryetari Rahimaj ka theksuar se ky projekt ka vlerën e rreth 350 mijë Eurove dhe do të përfundoj këtë vit.
“Në terren, aty ku po punohet në rregullimin dhe asfaltimin e rrugës Krahu 1, që fillon nga "Imeri Petrol" e përfundon tek shkolla fillore”, ka thënë Rahimaj.
Ai shtoi se do të ketë trotuar në të dy krahët, me gjerësi 6 metrash dhe ndriçim adekuat. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































