Më shumë se 12,000 konsumatorë të TERMOKOS do të pajisen me njehsorë të mençur të kalkulimit të shpenzimeve të ngrohjes, duke ua mundësuar përdoruesve të rrjetit të paguajnë sipas konsumit e jo me metra katrorë si deri më tani. Ky investim është bërë i mundur falë bashkëpunimit të inicuar muaj më parë, e që sot u formalizua me nënshkrimin e Memorandum Bashkëpunimit në mes Fondacionit të Mileniumit të Kosovës (MFK) dhe Termokos, në prezencën e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli.
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, MFK dhe Termokos zotohen për bashkëpunim në implementimin e projektit Prishtina HeatSave, që ka për qëllim faturimin në bazë te konsumit duke krijuar një sistem modern të faturimit për Termokos.
Petrit Selimi, Drejtor Ekzekutiv i MFK u shpreh se ky investim i radhës i MFK është fokusuar në modernizimin e Termokosit duke futur njehsorë në banesat e Prishtinës. Sipas eksperiencës së qyteteve tjera që kanë implementuar këtë investim, prite deri 30% kursime të energjisë termike, gjë që mundëson zgjerimin e mëtutjeshëm të rrjetit në lagje ku Termokosi nuk shërben.
“Ky projekt po realizohet në periudhën kur kërkesa për shërbimet e ngrohjes janë në nivel shumë të lartë dhe ky projekt mundëson faturimin bazuar në energjinë e shpenzuar qka nënkupton faturim real dhe kursim të energjisë” shtoi kryeshefi i Termokos, Arsim Fetahu.
Në anën tjetër, nënkryetari Selim Pacolli, deklaroi se Komuna e Prishtinës falënderon donatorët si MCC por edhe ata nga BE dhe Gjermania që po investojnë në zgjerimin e modernizimin e Termokosit. Energjia termike ndikon jo vetëm në zbutjen e faturave të rrymës, por edhe në përmirësimin e kualitetit të ajrit prandaj kjo marrëveshje dhe këto investime janë prioritet për Komunën.
Muajin e kaluar, MFK, Termokos dhe Komuna e Prishtinës kanë filluar me fazën e parë të implementimit të projektit Prishtina HeatSave, ku ekipet profesionale realizuan hulumtime teknike dhe sociale në apartamente dhe shtëpi individuale konsumatorë të TERMOKOS-it.
Aktiviteti për Matjen e Ngrohjes Qendrore (DHM), mbështetur nga Millennium Challenge Corporation (MCC), është njëri nga aktivitetet kryesore në kuadër të Projektit ‘Peizazhi i Energjisë së Qëndrueshme’ i Programit të Pragut, që ka për qëllim ta ulë shfrytëzimin e energjisë në amvisëri dhe të kalohet në burime jo-elektrike dhe më të pastra të ngrohjes nëpërmjet:
– Pilotimit të llojeve të ndryshme të stimujve dhe të modaliteteve për t’i inkurajuar amvisëritë që të investojnë në masa me kosto efektive dhe kursim të energjisë (p.sh. izolimi, rezistenca ndaj motit, etj.).
– Pilotimi i njehsimit të ngrohjes qendrore dhe i tarifave në bazë të konsumit në mënyrë që të vlerësohet ndikimi në efikasitetin potencial që do ta mundësonte zgjerimin e sistemit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës