LAJMI I FUNDIT:

Filloi montimi i urës së drurit në Strugë

Filloi montimi i urës së drurit në Strugë

Dje sapo ka filluar montimi i urës së drurit në lumin Drini i Zi në qendër të Strugës, donacion i një kompanie private. Kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela dhe kryetari i kompanisë “Trim&Lum” Mendi Qyra me rastin e nisjes së punimeve dhe montimit të urës simbol të Strugës, sot prenë shiritin e kuq përpara qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vijmë sot këtu për t’u komunikuar edhe një premtim të mbajtur. Gjithsecili prej nesh veç e veç nuk mund të bëjë çudira, por në momentin që i japim krah njëri tjetrit, po mund të bëjmë çudira. Një njeri që më ka dhënë krahë që ky premtim të bëhet realitet, është shoku im, miku ynë, Mendi Qyra të cilin e falënderojmë për këtë donacion. Por ju të gjithë jeni meritorë që na keni ndihmuar që të arrijmë ta bëjmë këtë realitet dhe shumë projekte të tjera të cilat do i japin qendrës së Strugës një pamje të mirëfilltë urbane, prandaj na besoni në atë që themi se me të vërtetë e kemi me gjithë mend”, tha Ziadin Sela.

“Gjithsesi kjo ditë është e shenjtë, ditë e flamurit, ju uroj gjithë shqiptarëve gëzuar. Sot u tubuam pas një periudhe prej tetë muajsh punime për këtë projekt, sot po nisim punimet për realizimin final të tij. Qytetarët e Strugës e kanë pritur me kënaqësi që kjo bukuri që ju mor qytetit para disa viteve, ti rikthehet përsëri atij. Kompania ‘Trim&Lum” dhe unë si president i saj, në komunikim me kryetarin Sela arritëm një bashkëpunim për realizimin e saj, i cili nëse na lejojnë kushtet e motit do të realizohet brenda disa ditëve. Ky projekt është përtej politikës, përtej aspektit etnik, ky projekt është i gjithë qytetarëve të Strugës”, tha mes tjerash Mendi Qyra.


Investuesi falënderoi mikun e tij Xhemail Dauti nga OEMVP i cili kishte ardhur në Strugë dhe mori pjesë në këtë inaugurim të rëndësishëm për qytetin e Strugës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori