LAJMI I FUNDIT:

Fillimisht pjesë e një klipi të ri dhe pastaj projektet tjera të Efi Dhedhes

Fillimisht pjesë e një klipi të ri dhe pastaj projektet tjera të Efi Dhedhes
(Foto: Instagram/efi.dhedhes)

Efi Dhedhes ka qenë padyshim një nga protagonistet kryesore të edicionit të dytë të ‘Big Brother VIP Albania’ duke qenë shumë e komentuar në rrjetet sociale për lojën e saj brenda shtëpisë, raportet me Luiz Ejllin, e padyshim edhe për jetën e saj private.

Me një vëmendje kaq të madhe padyshim që edhe ofertat për të kanë qenë të shumta. Ndër to edhe ftesat për të qenë pjesë e videoklipeve të artistëve të njohur, përmendim këtu Mozzikun, ku bukuroshja u shfaq si protagoniste në këngën “Fatkeqësi” pas daljes së saj të parë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Gjatë kësaj periudhe, Efi ka qenë tejet aktive me postime në rrjete sociale, por a do ta shohim vetëm kaq për një kohë të gjatë bukuroshen?


(Foto: Instagram/efi.dhedhes)

Në kuadër të një ‘pyetësori’ në Instagram, një prej ndjekësve e ka pyetur nëse do të angazhohet në televizion dhe ajo është përgjigjur duke kërkuar mendimin e tyre nëse duan ta shohin në ekran apo jo – transmeton TAR.

Efi Dhedhes mahnit me pozat në bikini
Lexo po ashtu Efi Dhedhes mahnit me pozat në bikini

Efi Dhedhes mesa duket qenka e preferuara e artistëve për sa i përket pjesëmarrjes në videoklipe e duket se finalisten e ‘BBV’ do ta shohim edhe në projektin e radhës së Ronela Hajatit. Dyshimet për këtë kanë lindur nga një video e postuar nga vetë kjo e fundit. Na mbetet të presim dhe pak për të zbuluar se çfarë i ka bashkuar dy bukuroshet.

E pyetur lidhur me një angazhim promovuesi që e fitoi në finale të ‘BBVA2’, ajo ka theksuar se do të vijnë gjëra të mira në vijim.

(Foto: Instagram/efi.dhedhes)

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Magazina
Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Magazina
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti diskuton me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Magazina
Kalo në kategori