Manchester United ka qenë i interesuar për të nënshkruar me portierin gjerman Kevin Trapp.
Portieri gjerman është rikthyer në Frankfurt në vitin 2018 dhe që nga ajo kohë ka pasur paraqitje fantastike.
32-vjeçari ishte ndër lojtarët kryesorë që bëri Frankfurtin ta fitoj trofeun evropian Ligën e Evropës.
Megjithatë Trapp ka pasur mundësinë të largohet këtë verë nga klubi gjerman, pasi Manchester United bëri ofertë zyrtare për të, por që kjo ofertë është refuzuar.
Por ka qenë vet reprezentuesi gjerman që i ka kthyer përgjigje negative Djajve të Kuq, pasi qëllimi i tij është të mbetet te Frankfurti.
“Kam marrë një propozim me shkrim nga Manchester United, klubi më i mirë botëror. Dje informova përgjegjësit e të dy klubeve se kisha vendosur të qëndroja në Eintracht Frankfurt”, ka deklaruar Kevin Trapp.
Kevin Trapp announces: “I received a written proposal from Manchester United – world top club. Yesterday, I informed those responsible at both clubs that I had decided stay at Eintracht Frankfurt”. 🚨🔴 #MUFC
Trapp is not joining Man United, the decision has been made. pic.twitter.com/CBk6V6PRAj
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 25, 2022
Trapp është pjesë e Frankfurtit në dy periudha të ndryshme nga 2012 deri më 2015 dhe nga 2018 deri më tani.
Gjermani ka një kontratë valide me klubin gjerman deri në verën e vitit 2024 dhe këtë edicion do të paraqitet në grupet e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/