Fillimi i sezonit më i keq i Lewandowskit në nëntë sezonet e fundit

Robert Lewandowksi të shtunën do të ketë mundësinë t’i rikthehet golave ndaj Real Sociedad, pasi sulmuesi polak do të rikthehet në fushë pas rikuperimit nga ndrydhja e këmbës së majtë.
Gjithçka tregon se ai do të nisë si titullar dhe polaku dëshiron tu kthehet disa numrave që i kishte më herët.
Ish-sulmuesi i Bayern Munich dhe Borussia Dormund ka gjashtë gola dhe tre asistime në 11 ndeshje.
Vitin e kaluar, i pari i tij si lojtar i Barçës, ai regjistroi dyfishin e golave me 12 gola në të njëjtat ndeshje.
Ai kishte shënuar më shumë se 10 gola në dhjetë ndeshjet e tij të para për katër sezone radhazi.
Me ekipin e tij të mëparshëm, Bayern Munich, të gjitha fillimet e tij në sezon ishin më të mira për sa i përket golave, përveç vitit të parë.
Pra, për të gjetur një fillim kaq 'të dobët' duhet të kthehemi 9 sezone pas. Atë sezon ai e mbylli me 25 gola.
10 ndeshjet e para të sezonit të Roberto Lewandowskit2023-24 - 6 gola dhe 3 asistime në 10 ndeshje 2022-23 - 12 gola dhe 3 asistime / 32 gola në fund të sezonit 2021-22 - 13 gola dhe 1 asistim / 50 gola në fund të sezonit 2020-21 - 14 gola dhe 5 asistime / 48 gola në fund të sezonit 2019-20 - 14 gola / 55 gola në fund të sezonit (rekord) 2018-19 - 8 gola dhe 2 asistime / 40 gola në fund të sezonit 2017-18 - 11 gola / 41 gola në fund të sezonit 2016-17 - 9 gola dhe 2 asistime / 43 gola në fund të sezonit 2015-16 - 14 gola dhe 2 asistime / 42 gola në fund të sezonit 2014-15 - 2 gola dhe 2 asistime / 25 gola në fund të sezonit
/Telegrafi/
























































