Enver Hoxhaj, Blerand Stavilevci, Betim Gjoshi, Valdete Idrizi, Safete Hadergjonaj, Muzafer Shala dhe Donjet Bislimi janë të vetmit që i "mbijetuan" reformave në Kryesinë e Re të Partisë Demokratike të Kosovës.

Emrat e përmendur më lart janë zgjedhur sërish anëtarë të Kryesisë së PDK-së, kurse jashtë Kryesisë së re të PDK-së, kanë mbetur: Agim Aliu, Shaqir Totaj, Abelard Tahiri, Hajredin Kuçi, Elmi Reçica, Sami Lushtaku, Xhavit Haliti, Migjen Kelmendi, Bajrush Xhemajli, Blerta Deliu, transmeton Telegrafi.


Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se në Kryesinë e PDK-së ka njerëz të devotshëm, që si të rinj kanë besuar e janë rritur organikisht në PDK.

"Kryesia përbëhet po ashtu nga njerëz që kanë përvojë në politikën kosovare jashtë PDK-së, e të cilët, tashmë janë të bindur se vetëm brenda PDK-së e me PDK-në, Kosova ecën në rrugën e duhur të zhvillimit e integrimit, përvoja e të cilëve e plotëson mozaikun tonë gjithëpërfshirës e të pa alternativë. Përbëhet po ashtu nga njerëz komplet të rinj, jo veç në PDK por edhe në politikë, të cilët janë vlerë e shtuar e që përbëjnë avantazh për ne, por që janë profesionistë, e njerëz kompetent me përvojë në fushat e tyre, të cilët sot na duhen e të cilët i kanë besuar vizionit tonë", ka deklaruar Krasniqi.

Më poshtë gjeni emrat e anëtarëve të Kryesisë së PDK-së:

PDK do të ketë katër nënkryetarë: Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj, Uran Ismaili dhe Ramë Buja.

Bernard Nikaj, Donika Shahini, Jakup Nura, Bekim Qollaku, Nexhat Demaku, Evgjeni Thaçi-Dragusha, Sokol Bashota, Besa Kabashi Ramaj, Adri Nurellari, Rashit Qalaj, Zenun Pajaziti, Valdete Idrizi, Betim Gjoshi, Fehmi Mujota, Petrit Hajdari, Luljeta Veselaj-Gutaj, Blerand Stavileci, Muzafer Shala, Muhamet Haliti, Kujtim Gashi, Safete Hadergjonaj, Donjet BislimiKryesia e vjetër e PDK-së:Uran Ismaili – Sekretar i Përgjithshëm i PDK-së; Agim Aliu, nënkryetar; Shaqir Totaj, nënkryetar; Donjet Bislimi, nëkryetar, sipas funksionit- Kryetar i RDK Abelard Tahiri, Udhëheqës i Departamentit për Çështje Organizative; Betim Gjoshi, Udhëheqës i Departamentit për Çështje Elektorale; Blerand Stavileci, Drejtor Ekzekutiv i partisë; Hajredin Kuçi, udhëheqës i Departamentit për Politika Programore; Enver Hoxhaj, udhëheqës i Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare; Elmi Reçica, udhëheqës i Departamentit për Çështje të Diasporës; Sami Lushtaku, udhëheqës i Departamentit për Vlera të Luftës; Xhavit Haliti, udhëheqës i Departamentit për Grupe të Interesit; Migjen Kelmendi, udhëheqës i Departamentit për Media dhe Rrjete Sociale; Muzafer Shala, udhëheqës i Departamentit për Rini dhe Inovacion; Safete Hadërgjonaj, udhëheqëse e Departamentit Financa dhe Anëtarësi; Bajrush Xhemajli, Udhëheqës i Departamentit për koordinim me deputetë, ekzekutivin dhe asamblistët; Blerta Deliu-Kodra, udhëheqëse e Departamentit për Çështje Gjinore.  /Telegrafi/