Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, duket se këto ditë nuk është fare mirë me shëndet.

Ajo u ka treguar ndjekësve të saj se ndodhet në spital dhe po trajtohet me oksigjenoterapi.


Fifi nuk ka bërë të ditur ekzaktësisht se nga çfarë po vuan, por thjeshtë publikoi një imazh nga shtrati i spitalit.

fifi

“Kam nevojë të më kthehet zëri im, kam nevojë të frymoj”, ka shkruar Fifi në InstaStory.

Përndryshe, këngëtarja me prejardhje nga Kosova përndryshe ka muaj që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor.

fifi.official.fr 224175575 326777975842013 9065945002403407135 n

Ndër projektet e saj muzikore më të fundit aktualisht mbeten bashkëpunimi me Brunon, “Fiksim”, dhe solo-kënga “Maniak i dhimbjes”.

Megjithatë, ajo nuk ka munguar nëpër koncerte, duke qenë aktive në mbrëmje muzikore të ndryshme gjatë netëve verore. /Telegrafi/

fifi.official.fr 234915019 903429090246440 2705168333572164443 n