Këngëtarja shqiptare, Filloreta Raçi-Fifi, vazhdon të jetë personazh mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Artistja numëron vite të shumta në skenë dhe deri më tani ka arritur të realizoj projekte e hite të mëdha.


Ajo kësaj radhe u ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë në Instagram përmes opsionit pyetje - përgjigje.

Screenshot 2 19 Foto: Instagram

Një nga pyetjet drejtuar Fifit ishte se sa ka ndikuar fama tek ajo, megjithëse shumë artistë ndryshojnë.

“Nuk besoj që ka ndiku për keq nëse veç ka ndiku, sërish jam njeri me këmbë në tokë dhe shumë modeste. Mundohem të mos e harroj prejardhjen”, është përgjigja e saj.

203174 Foto: Instagram

Fifi momentalisht është duke punuar në një projekt të ri muzikor, i cili pritet të publikohet së shpejti.

Ajo do të vijë në bashkëpunim me reperin Bardhi dhe DJ Gimi-O. /Telegrafi/