Adidas Telstar 18 është zbuluar nga FIFA si topi zyrtar i ndeshjeve për Kupën e Botës të vitit 2018 që do ta mbahet në Rusi.

FIFA, sot (e enjte), gjatë ditës ka paraqitur inovacionin e topit të ri me legjendën e Argjentinës, Leo Messi, i cili tha: “Më pëlqen gjithçka: dizajni i ri, ngjyrat, gjithçka”.


Emri i Telstar origjinal erdhi nga statusi i saj si “ylli i televizionit”. Topi i parë për i dekoruar me panele të zeza, modeli që ishte projektuar për t'u dalluar në televizorë bardh e zi  50 vjet më parë dhe ndryshoi përgjithmonë projektin e futbollit.

“Një ndërhyrje e një modeli klasik me një dizajn të ri të panelit dhe teknologjinë më të fundit: në një ri-përfytyrim të mrekullueshëm, Adidas sot zbuloi topin zyrtar të ndeshjeve për Kupën e Botës 2018 të Rusisë”, thuhet në njoftim.

telstar 2

“Telstar 18 i rikujton kujtimet e paharrueshme të Kupës së Botës 1970 të FIFA-s - dhe të legjendave si Pele, Gerd Muller, Giacinto Facchetti, Pedro Rocha dhe Bobby Moore - dhe do të ushqejnë ëndrrat e atyre që do të luajnë për çmimin më të lakmuar të futbollit në Rusi vitin tjetër”, përfundon njoftimi i FIFA-s.

Sipas prodhuesve të topit, ai përfshin një çip NFC të ngulitur, duke i lejuar konsumatorët të bashkëveprojnë me topin duke përdorur një telefon të mençur.

Ndryshe, para disa ditëve firma e njohur e veshmbathjeve, Adidas zbuloi edhe fanellat e disa prej kombëtareve më të mëdha që po ti mbajnë në Rusi. /Telegrafi/

telstar 1

telstar 3

telegrafi sport app