Vartësit e FIFA-s fitojnë më shumë edhe se punonjësit e Wall Street. 2 miliardë kanë qenë të ardhurat për 2014-ën, 1,9 shpenzimet e bëra.
Ryshfete, fonde të vjedhura, llogari bankare të fshehta. Në javët e fundit FIFA na ka dhuruar çdo lloj skandali dhe epilogu ka qenë dorëheqja e vonuar e presidentit të 20 viteve të fundit, Sepp Blatter.
Por ekziston një element, që nuk përbën një shkelje ligjore, që është ai më skandalozi. Një kompani amerikane, “Emolument”, ka krahasuar rrogat e vartësve të FIFA-s me ato të organizatave të tjera jofitimprurëse dhe diferencat e verifikuara janë mbresëlënëse.
Në 31 dhjetor të 2014-ës FIFA ka deklaruar se ka 474 vartës (në rritje nga 452 të 2013-ës) dhe se në atë vit kalendarik janë shpenzuar për rroga dhe shpërblime më shumë se 115 milionë dollarë, një rritje me 10% në krahasim me vitin paraardhës.
Megjithatë, skandali vihet re vetëm pasi merr makinën llogaritëse në dorë: 474 vartësit e FIFA-s fitojnë mesatarisht 242.000 dollarë në vit. Jo keq, veçanërisht nëse mendojmë se po flasim për një organizatë jofitimprurëse. Si rregull duhet të shërbejë për zhvillimin e futbollit në botë dhe si instrument i bashkëpunimit social.
Por, pas krahasimit të rrogave të bërë nga kompania amerikane “Emolument” me mijëra vartës të tjerë të organizatave jofitimprurësve në botë është zbuluar se mesatarja e të ardhurave e këtyre të fundit është 66.000 dollarë në vit.
75% më pak nga sa fitojnë banorët e “Pallatit të Futbollit” në Zyrih. Aspekti kurioz është se edhe punonjësit e Wall Street, ata që mendojnë për para 24 orë nga 24 dhe që janë pasqyruar shumë mirë nga Leonardo Di Caprio në kinema, fitojnë mesatarisht më pak se punonjësit e shoqatës bamirëse të futbollit ndërkombëtar: 194.000 dollarë, ose më saktë 25% më pak.
Në bilancin e fundit në dispozicion, atë të 2014-ës, zbulohet se FIFA ka arkëtuar 2 miliardë dollarë të ardhura dhe ka shpenzuar 1,9 miliard. Fonde që janë shpërndarë për të promovuar futbollin mes 209 federatave anëtare të organizatës.
Një biznes i jashtëzakonshëm ku, siç po tregojnë hetimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Zvicrës, përfshihen dhënia e ryshfeteve, shpërblime milionere pa arsye dhe aktivitete që nuk kanë asnjë lidhje me një organizatë jofitimprurëse. /Sport1.com/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëHeroi i Barcelonës u sulmua në tunelin e stadiumit të Benficës, u desh ndërhyrja e policisë
Real Madridi befason me objektivin e fundit për sulmin
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Gjiganti italian arrin marrëveshje personale me sulmuesin Gimenez, por ende jo me Feyenoordin
Zyrtare: Dortmundi shkarkon trajnerin Nuri Sahin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!