Sari van Veenendaal e ka fituar çmimin e portieres më të mirë nga FIFA, derisa Megan Rapinoe është shpallur lojtarja më e mirë.

Treshja finale që garoi për çmimin e portieres më të mirë ishin Christiane Endler (Paris St-Germain/Chile), Hedvig Lindahl (Wolfsburg/Sweden), Sari van Veenendaal (Atletico Madrid/Netherlands).


Nga ana tjetër, tri finalistet e garës për çmimin e lojtares së vitit ishin, Lucy Bronze (Lyon/England), Alex Morgan (Orlando Pride/USA), Megan Rapinoe (Reign FC/USA).

Çmimi për lojtaren më të mirë të vitit nga FIFA i takoi lojtares së Reign FC, Megan Rapinoe.

Kjo ngjarje kishte interesim të madh nga futbolldashësit, pasi interesimi më i madh ishte në kategoritë individuale/Telegrafi/

telegrafi sport app