FIFA i lejoi të gjejnë klubet të reja: Cilët janë 20 lojtarët e huaj më të mirë në Ukrainë dhe Rusi

FIFA ka njoftuar se do të lejojë lojtarët e huaj që luajnë në Rusi dhe Ukrainë të pezullojnë kontratat e tyre deri në fund të qershorit.
Po ashtu ua ka mundësuar atyre të nënshkruajnë për çdo ekip tjetër diku tjetër në rast se ata janë të gatshëm ta bëjnë këtë.
Ky njoftim vjen pasi FIFA dhe UEFA vendosën të përjashtojnë të gjitha klubet ruse nga të gjitha garat ndërkombëtare të futbollit për klube apo kombëtare.
Cilat janë lojërat më të vlefshëm në Rusi?
Klubi që ka më së shumti lojtarë të njohur në Rusi është Zeniti, që kryeson edhe garën për titull.
Emra si Malcom, Willmar Barioss dhe Wendel luajnë aty, por edhe Bernard Berisha I cili është pjesë e Akhamt Groznyt.
Më poshtë i gjeni 10 lojtarët e huaj më të shtrenjtë që luajnë në Rusi.
Top 10 Malcom (Zenit): 22 milionë euro Wilmar Barrios (Zenit): 20 milionë euro Wendel (Zenit): 19 milionë euro Jhon Cordoba (Krasnodar): 17 milionë euro Douglas Santos (Zenit): 16 milionë euro Claudinho (Zenit): 16 milionë euro Khvicha Kvaratskhelia (Rubin Kazan): 16 milionë euro Yusuf Yazici (CSKA Moska): 15 milionë euro Sebastian Szymaski (Dinamo Moska): 13 milionë euro Quincy Promes (Spartak Moska): 12 milionë euro
Sa i përket Ukrainës vetëm Shkahtari ka të huajë dhe të shtrenjtë
Klubi më i suksesshëm në Ukrainë në dekadën e fundit është Shkahtar Donetks.
Ky klub ndër vite ka pasur koloni të huaj të futbollistëve, pasi që shumica prej tyre vijnë sit ë ri nga Brazili.
Më poshtë i gjeni dhjetë lojtarët më të shtrenjtë të futbollit ukrainas që është pezulluar për një muaj.
Top 10 Tete (Shakhtar): 20 milionë euro David Neres (Shakhtar): 20 milionë euro Dodo (Shakhtar): 20 milionë euro Manor Solomon (Shakhtar): 18 milionë euro Pedrinho (Shakhtar): 17 milionë euro Marlon (Shakhtar): 10 milionë euro Lassina Traore (Shakhtar): 9 milionë euro Marcos Antonio (Shakhtar): 8 milionë euro Maycon (Shakhtar): 7 milionë euro Alan Patrick (Shakhtar): 7 milionë euro
/Telegrafi/




















































