LAJMI I FUNDIT:

FFK mirëpret vendimin e UEFA-s për dënimin ndaj Serbisë

FFK mirëpret vendimin e UEFA-s për dënimin ndaj Serbisë

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka mirëpritur vendimin e marrë nga UEFA për të ndëshkuar Federatën e Futbollit të Serbisë për thirrjet kundër Kosovës dhe sjelljet raciste gjatë ndeshjes së 12 tetorit ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës. Kjo masë e rreptë sipas tyre është një hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes së parimeve sportive dhe të respektit në arenën ndërkombëtare.

Federata e Futbollit e Serbisë ka marrë dënimin nga UEFA për shkeljet e bëra në ndeshjen e 12 tetorit ndaj Zvicrës, ku ishin ballafaquar me njëra-tjetrën në kuadër të rrethit të tretë në Ligën e Kombeve.

Gjatë këtij takimi, tifozët serbë në kor kënduan këngë nacionaliste dhe anti-Kosovë, me ç’rast ky akt ka detyruar UEFA-n që t’i shqiptojë atyre një dënim prej 25 mijë eurosh, të luajë ndeshjen e ardhshme me mbyllje të pjesshme të tribunës si dhe 4000 vende me kusht për dy vjet.


Pas këtij dënimi ka reaguar FFK, e cila ka mirëpritur vendimin e UEFA-s për të ndëshkuar sjelljet raciste.

Reagimi i FFK-së

Federata e Futbollit e Kosovës mirëpret vendimin e marrë nga UEFA për të ndëshkuar Federatën e Futbollit të Serbisë për thirrjet kundër Kosovës dhe sjelljet raciste gjatë ndeshjes së 12 tetorit ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës. Kjo masë e rreptë është një hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes së parimeve sportive dhe të respektit në arenën ndërkombëtare.

Në emër të sportdashësve kosovarë, FFK thekson se një ambient sportiv duhet të jetë i lirë nga mesazhet provokuese, urrejtja dhe diskriminimi. Zyra jonë ligjore ka ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të raportuar këto shkelje pranë UEFA-s, dhe do të vazhdojmë të ndjekim të gjitha mjetet ligjore për ta adresuar çdo veprim josportiv dhe të dëmshëm që cënon Kosovën dhe vlerat e sportit.

FFK mbetet e përkushtuar për të mbrojtur lojtarët, tifozët dhe komunitetin e futbollit nga aktet e urrejtjes dhe provokimet që synojnë të minojnë frymën e “fair play”-it. Federata do të vazhdojë të monitorojë dhe të reagojë kundër të gjitha shkeljeve të normave dhe vlerave në futboll, si në fushë ashtu edhe jashtë saj.

Vendimi i UEFA-s kundër Serbisë është një mesazh i qartë që aktet e tilla të dënueshme nuk kanë vend në sport, dhe FFK mbetet e palëkundur në angazhimin e saj për të kontribuuar në një futboll të pastër, të drejtë dhe të respektuar për të gjithë.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

"Kam pasur një bisedë të pakëndshme me Guardiolan" - Walker flet për momentin e ndarjes nga Man City

Premier League
Oferta e parë e Milanit për Gimenez u konsiderua fyese nga Feyenoordi

Oferta e parë e Milanit për Gimenez u konsiderua fyese nga Feyenoordi

Serie A
Mërgim Berisha bëhet me skuadër të re, në pritje të vizitave mjekësore dhe zyrtarizimit

Mërgim Berisha bëhet me skuadër të re, në pritje të vizitave mjekësore dhe zyrtarizimit

Bundesliga
Real Madrid në situatë të ndërlikuar: Dy yjet e sulmit me oferta të mëdha, vështirë të mbahen

Real Madrid në situatë të ndërlikuar: Dy yjet e sulmit me oferta të mëdha, vështirë të mbahen

La Liga
Serbëve iu pengon flamuri i Kosovës që ishte prezent në ndeshjen Barcelona-Valencia

Serbëve iu pengon flamuri i Kosovës që ishte prezent në ndeshjen Barcelona-Valencia

Ndërkombëtare
Kalo në kategori