Mbah Gotho nga Indonezia, që e ka festuar ditëlindjen e 146-të ka thënë se qetësia është sekreti i jetëgjatësisë.

Burri që pretendon se është më i vjetri në botë, ka treguar edhe letërnjoftimin ku tregon se ka lindur më 31 dhjetor të vitit 1870, transmeton Telegrafi/


Feston ditëlindjen e 146 te burri qe pretendon te jete me i vjetri ne bote foto 2

Megjithëse autoritetet vendore e kanë konfirmuar ditëlindjen e tij, ai nuk mund të listohet si burri më i vjetër, për shkak të mungesës së vërtetimit të pavarur.

“E tëra që dua është të vdes. Është bërë kohë e gjatë, nuk mund të duroj më”, ka thënë ai për media. “Më kanë vdekur të katër gratë dhe fëmijët. Shumë nipër dhe mbesa më nuk janë të gjallë. Unë jetoj me stërnipin dhe gruan e tij”.

Feston ditëlindjen e 146 te burri qe pretendon te jete me i vjetri ne bote foto 3

Gruaja tij e fundit ka vdekur më 1988 dhe prej atëherë, për të kujdeset stërnipi dhe gruaja tij, që të dy tani të moshuar.

Pa marrë parasysh plakjen, Gotho i kryen shumë obligime vet, ndërsa e kalon kohën duke dëgjuar radio, meqë iu ka dobësuar shikimi që të përcjellë televizion.

Feston ditëlindjen e 146 te burri qe pretendon te jete me i vjetri ne bote foto 4

Ndryshe, personi zyrtarisht më i moshuar është 122-vjeçarja, Jeanne Calment nga Franca. /Telegrafi/