Organizatorët e festivalit “Zurich Shqip Up Comedy”, Ridvan Murati dhe Alban Hamza, kanë shprehur zhgënjimin e tyre të thellë me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) të Republikës së Kosovës për mos-mbështetjen e festivalit të tyre në pakon e projekt-propozimeve për organizime të kategorisë së tretë për vitin 2024.
Në një deklaratë të publikuar, Murati dhe Hamza theksojnë se ky është viti i dytë radhazi që “Shqip Up Comedy Festival” injorohet nga MKRS, pavarësisht se festivali është një ndër ngjarjet kulturore më të rëndësishme të diasporës shqiptare në Zvicër. Ata theksojnë se aplikimi i vitit të kaluar u karakterizua nga shumë parregullsi teknike dhe mungesë profesionalizmi nga zyrtarët e MKRS-së, duke bërë që aplikacionet elektronike të tyre të mos arrijnë asnjëherë tek Komisioni vlerësues.
“Pavarësisht se ne kemi plotësuar të gjitha dokumentet e nevojshme dhe kemi dorëzuar një aplikim të plotë, që përfshin edhe dokumentet e Shoqatës Plan K, e cila është e regjistruar në Zvicër, komisioni vlerësues ka vendosur të mos përkrahë festivalin tonë. Kjo është e papranueshme dhe një trajtim diskriminues ndaj diasporës”, theksuan organizatorët.
Ata gjithashtu shprehin habinë e tyre se pas publikimit të listës preliminare, festivali i tyre nuk u përfshi dhe nuk morën asnjë arsye për mos përfshirjen në listën e projekteve të përkrahura. Ankesat e dërguara nga organizatorët nuk u morën parasysh dhe, për më tepër, ata morën një përgjigje që cilësojnë si “skandaloze dhe amatoreske”, ku MKRS kërkonte një certifikatë të shoqatës dhe numër fiskal të lëshuar nga ATK e Kosovës, pavarësisht se shoqata është e regjistruar në Zvicër.
“Për ne, kjo është një diskriminim i qartë ndaj diasporës. Asnjë projekt nga diaspora nuk është përkrahur dhe të gjithë janë injoruar”, shprehen organizatorët. Për këtë arsye, ata kanë vendosur që këtë vit të mos i mirëpresin zyrtarët shtetërorë në festivalin e tyre, duke i ftuar vetëm si persona privatë, dhe u bëjnë thirrje zyrtarëve të Ambasadës dhe Konsullatave në Zvicër që të ngrejnë çështjen e mos-përkrahjes së projekteve nga diaspora në takimet e tyre me krerët e politikës në Kosovë.
Pavarësisht vështirësive dhe mos përkrahjes nga institucionet e Kosovës, edicioni i tretë i “Zurich Shqip Up Comedy Festival” do të mbahet më 18 dhe 19 tetor 2024 dhe premton të jetë edhe më madhështor, me shumë emra të njohur të skenës shqiptare dhe zvicerane. Organizatorët theksojnë se festivali është një projekt madhështor dhe i rëndësishëm për komunitetin shqiptar në Zvicër dhe do të vazhdojë të mbahet falë mbështetjes së publikut dhe përkushtimit të ekipit të festivalit.
Ky është reagimi i tyre i plotë (Pa ndërhyrje):
“Të nderuar artdashës, publik dhe të gjithë ju që në një mënyrë ose tjetrën e përkrahni Festivalin “Zürich Shqip Up Comedy Festival”, i cili këtë vit, më 18 dhe 19 tetor, vazhdon me edicionin e tretë dhe për herë të parë do të zgjasë dy netë radhazi.
Është hera e dytë që „Shqip Up Comedy Festival” nga Zvicra injorohet nga Institucionet e Republikës së Kosovës përmes Thirrjes publike për projekt-propozimet në fushën e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore për vitin 2024, e shpallur nga MKRS.
Aplikimin e vitit të kaluar e kanë përcjellur shumë parregullsi, e në radhë të parë ato teknike të shkaktuara nga paaftësia e zyrtarëve të MKRS-së. Pra Aplikacionet elektronike nuk kanë arritur asnjëherë tek Komisioni vlerësues. Edhe përkundër ankesës së dërguar me kohë, prapë ky Komision nuk e ka parë të udhës që të përkrahet Festivali ynë.
Shoqata Plan K, duke qenë e regjistruar si OJQ në Institucionet e Zvicrës, ka pasur të drejtë të aplikojë vetëm në kategorinë e tretë, ku përfshihen edhe OJQ-të nga Diaspora. Ne kemi aplikuar me të gjitha dokumentet e nevojshme, përfshirë formularët, dokumentin e shoqatës Plan K, e cila është e regjistruar në Zvicër, dhe gjithashtu me shumë lidhje/vegza ku përfshihen shkrime, video dhe foto nga edicionet e kaluara, për të treguar që bëhet fjalë për një projekt madhështor dhe ndoshta ndër më të mëdhenjtë në diasporë.
Këtë vit, duke shpresuar që MKRS do të korrigjojë gabimin e vitit të kaluar, Drejtuesit e Festivalit, prapë janë kujdesur që ta „nderojnë“ ndoshta projektin më të madh kulturor në Zvicër, duke mos e futur as në Listën preliminare.
Pas publikimit të listës preliminare, ne nuk gjendemi aty si dhe nuk marrim as edhe një email ose arsye se pse nuk jemi përfshirë dhe pse nuk kemi fituar. Kemi të drejtë ankese 5 ditë dhe e bëjmë këtë ankesë pas dy ditësh, duke i dërguar edhe një herë të gjitha dokumentet që i kemi dërguar më herët dhe duke kërkuar që ta shikojnë dhe shqyrtojnë pasi bëhet fjalë për një projekt që ndiqet nga mijëra bashkatdhetarë dhe janë shumë të kënaqur që ekziston një projekt i tillë. Pas më shumë se një muaji, shpallen fituesit përfundimtarë dhe ne përsëri nuk gjendemi në listë. Pas disa ditësh marrim një email nga Ministria, të cilin do ta postojmë këtu, për të cilin na deshën dy ditë analizë për të kuptuar se çfarë kanë dashur të thonë. Pas analizës, kuptuam që edhe pse u kanë dhënë të drejtën diasporës për aplikim, prapë kërkojnë certifikatë të shoqatës dhe numër fiskal të ATK-së të lëshuar nga Republika e Kosovës. Kjo përgjigje është skandaloze, amatore dhe një diskriminim total ndaj diasporës, ku edhe pas disa bisedave me miq, na treguan që asnjë projekt nga diaspora nuk është përkrahur dhe të gjithë janë injoruar thuajse në këtë mënyrë!
Prandaj, ne si ekip i festivalit (jemi mbi 25 persona) kërkojmë nga Komisioni vlerësues të rishqyrtojë dosjen e Shqip Up Comedy Festival, sepse pretendimet e tyre për mungesë dokumentesh nuk qëndrojnë, e arsyetimi i tyre përmes emailit të dërguar është qesharak dhe amatoresk. E për më tepër, përbën poashtu material të mjaftueshëm që ti drejtohemi organeve gjyqësore, gjë të cilën jemi edhe duke e shqyrtuar. Për të ngritur edhe më tej dyshimet për ndonjë keqpërdorim të mundshëm, mjafton të shihet lista e publikua me 26.07.2024, e cila mban vulën me të njejtën datë, e më pas lista e njejtë është publikuar me vulën e datës 06.08.2024.
Po ashtu, këtë vit, si shenjë proteste ndaj zyrtarëve shtetërorë, ju bëjmë me dije se nuk janë të mirëseardhur në festival si zyrtarë shtetërorë. Mund të vijnë si persona privatë, por jo si zyrtarë shtetërorë. Po ashtu, ju bëjmë thirrje ambasadorit, konsujve dhe të gjithë zyrtarëve që punojnë në Ambasadë dhe Konsulatat në Zvicër që rasti i mos përkrahjes së Projekteve nga Diaspora të jetë një ndër temat kyqe gjatë takimeve të tyre me krerët e Politikës në Kosovë, e në veqanti zyrtarëve të MPJD e MKRS.
Ky dhe shumë raste tjera, vetëm sa e përforcojnë bindjen se diaspora kosovare, nga pushtetarët shihet ende vetëm si „hambar“ votash, por jo edhe si kontributdhënësit më të mëdhenj financiar të të gjitha zhvillimeve në Kosovë, përmes remitencave.
Edicioni i Festivalit Zürich Shqip Up Comedy Festival sigurisht që do të mbahet më 18 dhe 19 tetor 2024 dhe këtë vit do të jetë edhe më madhështor, me shumë fytyra të skenës shqiptare dhe zvicerane. Shpresojmë që ky status do të publikohet nga të gjitha mediat dhe të mos merret si status politik, por që shumë njerëz duhet të japin përgjegjësi për këso lloj skandalesh, sepse po të ishim varur nga ta, do të shuhej një festival i tillë për shkak të njerëzve të paditur që punojnë aty.
Me respekt, Ekipi i Zürich Shqip Up Comedy Festival”
P.S. Në Institucionet kosovare ekziston me të vërtetë “ Zyrtari I lartë për Fotokopje”. Emrat e fituessëve të përzgjedhur nga Komisioni (nën) vlerësues, shtypen në një dokument. Më pas një “zyrtar” merr dokumentin e posa shtypur dhe i drejtohet “Zyrtarit të lartë për Fotokopje” ku ai e skanon të njejtin me Skaner, që automatikisht konvertohet si Dokument PDF. E tek pastaj ky dokument ngarkohet dhe publikohet në faqen e MKRS.
Kaq për profesionalizmin e zyrtarëve tanë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj largohen nga SHBA-ja, shkaku mund të jetë fitorja e Trumpit
Arioni vendoset në siklet nga pyetja e publikut rreth familjes së Dianës
“Është budalla, e rrah gruaja”, Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s’kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike "Provocativo"
Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri
Albërie Hadërgjonaj rrëfen mes emocionesh: Burri më tradhtoi në burg, u bëra 40 kile nga mërzia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje