Festimet e Milanit për Scudetto mund të detyrojë tifozët e Interit të largohen nga “San Siro”

Nëse Milani fiton titullin e Serie A, tifozët e Interit mund të detyrohen të largohen shpejt nga “Giuseppe Meazza” pas ndeshjes së tyre kundër Sampdoria-s për të krijuar hapësirë për festën e kuqezinjve.
“La Gazzetta dello Sport” zbulon detajet se si drejtuesit e Serie A shpresonin që ndeshjet Sassuolo-Milan dhe Inter-Sampdoria të zhvilloheshin të shtunën më 21 maj në orën 15:00 në mënyrë që festimet zyrtare të zhvillohen ditën tjetër në “Giuseppe Meazza”.
Megjithatë, ky plan ka dështuar për shkak të një koncerti i madh do të organizohet nga Radio Italia në Piazza Duomo të Milanos të shtunën. Është e qartë se do të kishte probleme të mëdha për ruajtjen e rendit publik nëse njëri nga ekipet milaneze fiton titullin të shtunën pasdite ndërsa koncerti zhvillohet në mbrëmje në një zonë të tillë publike, kështu që ndeshjet do të luhen përfundimisht të dielën.
Ka të ngjarë që dy ndeshjet të fillojnë në orën 15:00 të dielën, por kjo përsëri mund të përbëjë një problem. Nëse Interi fiton titullin, nuk do të ketë asnjë problem pasi ata tashmë do të jenë duke luajtur në shtëpi, por gjërat bëhen pak të komplikuara nëse Milani siguron Scudetton.
Në atë rast “Meazza” do të duhet të zbrazet nga tifozët zikaltër në mënyrë që t’u lejohet tifozëve kuqezi hapësirë për të festuar. Gjithçka do të transformohej shpejt në mënyrë që të krijoheshin kushtet për festën e “Rossonerëve”.
Në vitin 2008, Interi festoi Scudetton më 18 maj në “Meazza” pasi mposhti Parmën. Stadiumi kishte pritur atë ditë ndeshjen Milan-Udinese dhe gjithçka u desh të transformohej për të krijuar kushte për festën e zikaltërve.
Klubet janë në kontaktte të vazhdueshme për të bërë zgjidhjen më të mirë të mundshme për këtë situatë. /Telegrafi/
Festa scudetto, niente anticipo: un concerto fa slittare tutto a domenica 22. Ma se vince il Milan… https://t.co/2j6dCC4ddA
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) May 9, 2022
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Ata nuk përfaqësojnë vlerat e klubit” – Werder Bremen përjashton Ozilin dhe Wiesen nga ndeshja me legjenda për nderë të Diegos

Tuchel bën një ndryshim të detyrueshëm në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

"Ata nuk përfaqësojnë vlerat e klubit" - Werder Bremen përjashton Ozilin dhe Wiesen nga ndeshja me legjenda për nderë të Diegos

Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

Tuchel bën një ndryshim të detyrueshëm në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë

Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhezinjëve befason me deklaratën për Thiago Mottan

Paul Scholes parashikon çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve - shpall fituesin e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore