LAJMI I FUNDIT:

Ferrari SF90 është edhe më i fuqishëm falë Novitec

Ferrari SF90 është edhe më i fuqishëm falë Novitec

Novitec ka zgjedhur Ferrari SF90 për projektin e tij të ri.

Edhe pse Ferrari SF90 është tashmë një super veturë fantastike hibride, Novitec ka arritur të tërheqë edhe më shumë energji nga motori i saj V8.

Edhe pse kjo veturë ishte shumë  e fuqishme, ajo mori një shtesë prej 33 kuaj fuqi vetëm në sajë të instalimit të një sistemi të ri shkarkimi që ndihmon motorin të “marrë frymë më mirë” dhe të rregullojë më mirë temperaturën e motorit.


Fuqia totale e veturës hibride është rritur nga 986 në 1,019 kuaj fuqi, që nuk është shumë, por Novitec tashmë po përgatit përmirësime të reja të performancës dhe po zhvillon një komplet të trupit të karbonit.

Ferrari SF90 aktualisht përshpejton nga 0 në 100 km/orë në 2.5 sekonda dhe arrin shpejtësi më të madhe se 340 km/orë.

Ferrari SF90 gjithashtu mori rrota Vossen, dhe u ul me 30 mm në pjesën e përparme dhe me 25 mm në pjesën e pasme. /Telegrafi/