“Ferrari i Gjermanisë Lindore, shitet në ankand vetura sportive Melkus RS 1000 – ka vetëm 13.456 kilometra të kaluara
Vetura që aktualisht ka dalë në ankand është prodhim i vitit 1976 dhe është i lyer me ngjyrë të verdhë të stilit Ferrari Modena. Deri më tani ka të kaluara vetëm 13.456 kilometra.
Paramendojeni një veturë nga Gjermania Lindore apo më mirë thënë nga koha e Luftës së Ftohtë, që nuk është Traband apo Wartburg, transmeton Telegrafi.
Ka mundësi, sepse ka pasur edhe modele tjera sikur ai sportiv Melkus RS 1000 i prodhuar në vitin 1976. Ky model u prodhua mbi dhjetë vite nga 1969 deri më 1979, në Dresden që asokohe i përkiste Gjermanisë Lindore, por asokohe ishin prodhuar vetëm 101 sosh.
Projektin e zhvillimit të veturës sportive e filloi Heince Melkus, shofer i veturave sportive që mori pjesë në gara nga 1950 deri më 1960 që njëherit ishte instruktor dhe prodhoi vetëm një model të dedikuar enkas për pistat e garave – Melkus RS 1000.
Karroceria e lehtë nga fibër karboni u vendos në shasinë e çeliktë. Vetura ka një profil të ulët, me dyer “Gullwing” sikurse Mercedesi legjendar 300 SL.
Kur u shfaq në rrugë, asokohe për një banorë të Gjermanisë Lindore cilësohej si një anije kozmike. Shumica e Meklus RS 1000 i vente në lëvizje motori 1.0 litra nga Wartburgu, por që kishte karburator të trefishtë.
Vetura të cilës iu postuan fotografitë dhe që aktualisht po shitet nga një shtëpi e ankandit Collecting Cars, është e vetmja RS 1000 e pajisur me motor 1.3 litra Muller Andernach V6.
Është interesant se fillimisht ishte menduar të shërbej si motor për anije. Sa i përket Melkus RS 1000, janë prodhuar vetëm disa prototipa me këtë motor që prodhon 110 kuaj-fuqi.
E tërë fuqia bartet në rrotat e pasme përmes ndërruesit manual me pesë shpejtësi – ku masa e përgjithshme shkon në vetëm 720 kilogramë – mjaftueshëm për të arritur shpejtësinë prej 201 kilometra në orë.
Deri më tani blerësi më serioz ka ofruar 16.000 euro, kurse shtëpia e ankandeve kanë njoftuar se akoma janë të hapur për oferta tjera. Nuk janë shumë para nëse merret parasysh fakti që është një model shumë i rrallë i një veture sportive që u prodhua “prapa perdes së hekurt”, dhe që konsiderohej si “Ferrari” i Gjermanisë Lindore. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=8V_oUU3sAoM
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëToyota marka më e vlefshme e veturave në botë
Presidenti francez udhëton me veturën e modifikuar DS 7 Crossback Elysee
Industria automobilistike goditet nga tarifat e Trumpit - marka të njohura po përballen me rënie të mëdha aksionesh
Jeep dhe Peugeot tani kanë shefa të rinj
Policia në Dubai së shpejti fillon patrullimin me anë të makinave fluturuese (Video)
Mercedes i vozitur nga legjendat e Formula 1 shitet për një çmim rekord prej 51 milionë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze