Feronikeli '74 për befasi, Ballkani për tu rikthyer te fitoret - formacionet zyrtare

Feronikeli '74 dhe Ballkani do të përballen në stadiumin 'Rexhep Rexhepi' në Drenas me fillim nga ora 13:00.
Është një sfidë e dy skuadrave me objektiva të kundërta, me Niklin që kërkon mbijetesën dhe Ballkanin që ka synim ta mbrojë titullin e kampionit.
‘Industrialistët’ të fundit në tabelë kërkojnë fitoren e parë në kampionat, në anën tjetër Ballkani kërkon të rikthehet te fitoret pas dy barazimeve radhazi.
Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë sfidë.
Formacionet zyrtare:Feronikeli '74: Pas pak...
Ballkani: Koliçi, Smajli, Halili, Jashanica, Ismajlgeci, Emerllahu, Queven Inacio, Giovanni, Kryeziu, Hamidi, Adetunji.
/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
04/11/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































