Feronikeli '74 kërkon të shkaktojë befasi, Malisheva për fitoren e radhës - formacionet zyrtare

Feronikeli '74 është nikoqir i Malishevës në kuadër të xhiros së 25-të në Albi Mall Superligë.
Skuadra nga Drenasi është e fundit në tabelë dhe po synon të shkaktojë një tjetër befasi.
Nikli në këtë takim hynë vetëm për një qëllim fitoren, për të shtuar sado pak shpresat për mbijetesë.
Në anën tjetër Malisheva ka për qëllim tre pikët e radhës në mënyrë që të barazohet me Ballkanin e vendit të dytë.
Formacionet zyrtare:
Feronikeli '74: Moschin, Musa, Lladrovci, Halili, Muharem, Karagkounis, Lleshi, Avdyli, Hasani, Kiqina, Zumberi.
Malisheva: Avdyli, Xhaka, Prekazi, Ndjigi II, Veliu, Brruti, Vitija, Limaj, Hazrollaj, Aliu, Berisha.
/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
16/03/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































