Reperi i njohur, Fero është vazhdimisht i komentuar në media rozë dhe çdo veprim i tij merr vëmendje të madhe.

Ai njihet për karakterin shpërthyese dhe deklaratat e tij bëjnë bujë të madhe teksa reperi nuk i kursen thumbat as për disa prej kolegëve të tij.


Por, rap-artisti nga Gjilani krahas aktivitetit të madh në rrjete sociale dhe punës për projekte të reja, bën edhe një jetë luksoze.

Screenshot 22 6 Foto: Fero/Instagram

Jo rrallë herë autori i hitit “Feromeni” tregon shtëpinë dhe makinat luksoze që posedon.

Edhe së fundmi, Feronit Shabani (emri i plotë) ka treguar se posedon një model të ri të makinës “BMW X6”.

Screenshot 20 8 Foto: Fero/Instagram

Përveç nga jashtë, reperi tregoi edhe komoditetin që makina super luksoze ofron nga brenda.

“Tash veç edhe një aeroplan edhe kryhet misioni”, ka shkruar reperi në mbishkrimi.

Screenshot 21 8 Foto: Fero/Instagram

Ndryshe, kujtojmë që Fero ka paralajmëruar këngën e re me videoklip që publikohet sonte (e martë). /Telegrafi/