Partnerja e reperit Fero, modelja nga Kumanova, Arbenita Ismajli, prej vitesh jeton dhe vepron në Britani të Madhe.

Duke qenë se është shumë e kërkuar në fushën e modelingut, ajo tani ka zhvendosur të gjitha aktivitetet atje.


E siç shihet, për të qenë më afër bashkëshortes dhe vajzës së tij, Ninës, reperi nga Gjilani bën të ditur se është pajisur me leje qëndrimi të Mbretërisë së Bashkuar.

Screenshot 9 21 Fero (Foto: Instagram)

Kjo është njoftuar me anë të një postimi që ka publikuar me fansat në InstaStory.

Një leje qëndrimi, duhet theksuar se është një dokument apo kartë e nevojshme duke lejuar një shtetas të huaj për të qëndruar në një vend për një gjatësi të caktuar ose të pacaktuar kohe.

Fero dhe Arbenita përndryshe u martuan në fillim të këtij viti, ndonëse nuk organizuan ndonjë ceremoni.

Ata po ashtu u bënë prindër për herë të parë në muajin prill. /Telegrafi/