Punimi i tokës ka qenë dhe do të mbetet kryesor për jetën e secilit, pavarësisht rrethanave të favorshme ose më pak të tilla. Rasti konkret është ai i fermerit Xhavit Shala, i cili në vend se të bëhet pjesë e atyre që zgjedhin rrugët e botës për të mbajtur familjen, ka vendosur të qëndrojë në atdhe e të merret me bujqësi e blegtori. Thotë se ky është ndër vendimet më të mira që ka marrë në jetë.
Tani kur shumë të rinjë, të ardhmen po e kërkojnë larg atdheut, Xhavit Shala nga Rashiqi i Pejës ka vendosur të qëndrojë në vendin e tij. Për punë, ka zgjedhur bujqësinë e blegtorinë. Në tokën e tij, thuajse nuk ka kulturë bujqësore që nuk e ka të mbjellur.
“Këtu janë 70 ari me pasul, rreth 20 mijë rrënjë pasuli të mbjellur. Krejt e kam qitur me shati me dorë, ndërsa e kam prashitë krejt me dorë vetëm, për një javë. Në ora 5 e mëngjesit jam kanë këtu duke prashitë me shati të dorës edhe katër herë i kam ra me frezë me motokultivator”, tha ai.
Me punën që bën, jeton mirë ai dhe familja e tij 9 anëtarëshe. Idenë për të qëndruar pranë tokës së tij, e quan ndër më të mirat.
“Edhe këtu ka bukë. Babë e babgjysh kanë jetuar këtu në Kosovë tash po dalin në diasporë. Po edhe këtu i kemi tana të mirat, veq duhet përkushtim i madh. Jam familje me 9 anëtarë dhe jetojmë vetëm prej bujqësisë. Këtu i kemi 8 krerë lopë. Vjet i kam pasur 10 copë mirëpo për arsye se shtalla është e vogël na është dashur mi hjek dy për shkak se shtalla nuk ka kapacitet”, shtoi ai.
Punën e vyer të këtij fermeri, e vlerësojnë edhe agronomët. “Një kultivues mjaft i vyer i perimeve kryesisht me të mbjella bishtajore, ka fasulën monokulturë, ka misër grurë dhe domate. Fasula është një kulturë rentabile e cila kohët e fundit po subvencionohet edhe nga Ministria e Bujqësisë ku proferohet që fermerët të mbjellin fasulën, të njihet si monokulturë por mbështetje ta ketë misrin”, tha Bajram Çeku, agronom.
Sidoqoftë, fermeri mendon të zgjerojë kapacitetet, prandaj kërkon mbështetje më të madhe nga institucionet./RTK
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDriloni zgjedhet finalist, Xuxi: Si festivalet në Kosovë e në Shqipëri, gjithë dihen gjërat më herët
Zgjedhja e Drilonit finalist, Gresa dhe Xuxi hedhin dyshime mbi transparencën e produksionit
"Ne nuk duam të jemi amerikanë", kryeministri i Grenlandës me deklaratë të fortë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Skandal nga arabët në Superkupën e Spanjës: Kanë ngacmuar dhe 'prekur pa pëlqim' gratë e futbollistëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles