Fermerët e Maqedonisë kërkojnë që shteti të blejë grurin që është tepricë

Nga Federata e Fermerëve të Maqedonisë kërkojnë që shteti të grumbullojë 25 mijë ton grurë të pa shitur nga viti i kaluar përmes Fondit Intervenues. Disa javë më parë nga Ministria e Bujqësisë paralajmëruan se nëpërmjet tij janë gati të dëmshpërblejmë prodhuesit serë të perimeve.
Me dhjetëra mijë ton grurë i prodhuar nga fermerët në vend nuk janë shitur dhe kanë mbetur në hambar. Tregtarët kanë dalë me shifra se nuk janë grumbulluar afër 25 mijë ton grurë , përderisa fermerët, tregtarët dhe mullisët, kanë pritur çmime më të volitshme për shitblerje, thonë nga Federata e Fermerëve të Maqedonisë. Nga atje shtojnë se zgjidhja e problemit është në grumbullimin e grurit të vitit të kaluar përmes Fondit Intervenues. Bujqit kërkojnë që shteti të intervenojë me mjete jashtë programit të subvencioneve që filluan të realizohen prej vitit të kaluar si Programi i Fondit të Ndërhyrjes, me të cilat përmes masave të ndërhyrjes në prodhimtarinë blegtorale dhe bimore, po ndihmohen fermerët në këtë gjendje të vështirë të krizës ekonomike me të cilën po përballet tërë bota. Disa javë më parë nga Ministria e Bujqësisë paralajmëruan se nëpërmjet Fondit të ndërhyrjes janë gati të dëmshpërblejnë të gjithë prodhuesit serë të perimeve që kanë rritur kostot për diferencën e prodhimit me çmimin e ngrirë. Gjatë kësaj periudhe do të analizohen sasitë që do të prodhohen në muajin prill dhe kjo do të jetë masa e parë intervenuese për këtë vit, paralajmëruan nga dikasteri i bujqësisë.
Nga ana tjetër, nga totali i prodhimtarisë së grurit në korrjet e vitit 2022, i cili arriti në 250.000 ton, vetëm 10 për qind e prodhimit të grurit mbeti i pa blerë dhe i pa dorëzuar. Përderisa gjatë korrjes çmimi varionte nga 19 deri në 24 denarë për kilogram.
Memet Sinani, anëtar i Këshillit Drejtues të Federatës së Fermerëve thotë se është importuar grurë më i shtrenjtë edhe për dhjetë denarë në raport me 19 denarë për kilogram sa është çmimi i tij në vend gruri në vendin tonë për rezervat shtetërore. “Ne kërkojmë ndihmë nga Ministria e Bujqësisë duke filluar nga ndalesa e importit të grurit nga importi dhe blerjen e grurit vendor“, thekson Sinani.
Nga Ministria e Bujqësisë thonë se shumica e prodhuesve të grurit e kanë shitur prodhimin e tyre dhe ka pasur nga ata që kanë pritur që çmimi të rritet edhe më shumë dhe nuk e kanë shitur, apo nuk e kanë magazinuar.
Në ndërkohë tregu është stabilizuar, çmimet kanë filluar të bien pjesërisht dhe problemi ende do të analizohet dhe do të kërkohet një zgjidhje.
Lidhur me importin e drithit që bëhet për të mbushur rezervat mallrash ndërkohë që ajo vendase po humb cilësinë, ministri i bujqësisë Ljupço Nikollovski thotë se dikasteri që ai drejton nuk ka kompetenca direkte për shkak se kjo i referohet Agjencisë së Rezervave të Mallrave, ndërkohë që apelon që me këto prokurime publike të cilat bëhen për të siguruar rezerva mallrash, t’i jepet përparësi prodhimit vendor të grurit sepse i plotëson kërkesat e nevojshme për kualitet.
Për më tepër thotë se ajo që ka qenë nën kompetencat e kësaj Ministrie si krijimi i ambientit të volitshëm për prodhim dhe mbështetjen e bujqve, është përmbushur me sukses.
“Jemi i vetmi vend në rajon që për të rritur motivimin, vitin e kaluar vendosëm Fondin e ndërhyrjes pikërisht me kërkesën e fermerëve, ku ata kërkuan 30 për qind, ndërsa ne vendosëm të japim 40 për qind subvencione për 12.000 prodhues të grurit, misrit dhe prodhimeve të tjera të kulturave strategjike të rëndësishme përpara fillimit të luftës në Ukrainë. Kjo rezultoi në motivimin e fermerëve dhe rritjen e prodhimtarisë. Këtë vit kemi shtuar sipërfaqet e regjistruara dhe kemi rritur prodhimtarinë që nënkupton edhe më pak import të këtyre kulturave. Edhe pse jemi një vend i varur nga importi, vitin e kaluar kemi arritur një çmim rekord në korrje dhe fermerët janë të kënaqur sepse ky ishte çmimi më i lartë historikisht i arritur në vitin e kaluar pikërisht me mbështetjen për blerjen e plehut artificial dhe me të gjitha ndërhyrjet e tjera. Tani pse fermerët nuk e kanë dhënë vitin e kaluar kur është blerë për 24 denarë, kjo është pyetje tjetër”, thekson Nikolloski.
Në ndërkohë, sipas kontratës së publikuar nga Byroja e Prokurimit Publik të lidhur në janar për tre muaj të e cila tanimë ka skaduar, çmimi i kostos është 26.8 denarë për kilogram me TVSH. Tenderi i radhës do të shpallet në muajin maj, për një sasi prej pesë mijë tonësh.
Nga Agjencia për Rezerva Mallrash, thonë se bartësi i prokurimit publik është i obliguar vetëm të sigurojë mall të cilësisë së duhur dhe brenda afateve të përcaktuara në shpallje, ndërsa nuk është i obliguar të kufizojë shitblerjen vetëm nga prodhimtaria vendore.
Në vitin e kaluar ndër të tjerash, në dy raste, Agjencia për Rezerva Mallrash shpenzoi rreth 9 milionë euro, për blerjen e 20 mijë tonëve grurë nga mullisët vendor me një çmim prej 26 denarë për kilogram.
Ndryshe, në vitin e kaluar kishim afër 250 mijë ton grurë vendor, ndërsa pjesa tjetër po importohet nga jashtë. Në periudhën 2007-2018, grumbullimi i grurit merkantil, apo grurit tregtar shënon trend të rënies së vazhdueshme, ndërsa po shënohet rritje e importit. Njëherësh, në këtë periudhë importi i grurit merkantil dhe miellit në mesatare ka qenë 110.130 ton, që paraqet 32 për qind të nevojave të industrisë së miellit, tregojnë analizat e Odës ekonomike të Maqedonisë. Një e treta e nevojave për miell dhe grurë importohen nga jashtë, duke marrë parasysh se edhe gruri vendor nuk është në tërësi cilësor për prodhimin e bukës, apo nuk mund të shfrytëzohet nga industria vendore e miellit dhe prodhimit të bukës. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nikolloski: Struktura të caktuara në Këshillin Gjyqësor dhe Prokurori po bëjnë rezistencë të fortë

Konfiskohen armë, municion e eksploziv në Leposaviq, policia do t’i japë detajet në konferencë shtypi

KQZ po çalon në secilën fazë të procesit të numërimit të votave

Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

“Vranë 27-vjeçaren shtatzënë e në prehër kishte vajzën trevjeçare”, Kurti përkujton masakrën nga forcat serbe në Likoshan e Qirez

Cakolli kërkon informacion nga KQZ se kur pritet të përfundojë numërimi i votave

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Vrasja e palestinezes në Tiranë, telefonata që zbuloi burrin që i mori jetën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet